Organizohet Konferenca e I-rë Ndërkombëtare e Infermierisë

Organizohet Konferenca e I-rë Ndërkombëtare e Infermierisë

Me kënaqësi ju njoftojmë se Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale dhe Kolegji Heimerer organizojnë Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Infermierisë, që do të mbahet më 11 Maj 2018, në Hotelin Swiss Diamond, në Prishtinë, Kosovë.

Tema e Konferencës është “Infermieria një zë që udhëheq, shëndeti është e drejtë njerëzore“, e cila është e vendosur nga ICN (Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve) për Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, që shënohet më 12 Maj të çdo viti në mbarë botën.

Afati për Dorëzimin i Abstrakteve është 30 Mars, 2018
Afati për Aplikim për pjesëmarrje Pasive 30 Prill, 2018

Për çdo informatë shtesë kontaktoni nursingconference@kolegji-heimerer.eu

#KolegjiHeimerer #IND2018 #VoicetoLead