MSc.Hatixhe Zogaj prezanton në Konferencën e dytë Evropiane të Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit

MSc.Hatixhe Zogaj prezanton në Konferencën e dytë Evropiane të Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit

MSc.Hatixhe Zogaj prezanton në Konferencën e dytë Evropiane të Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit

Tema: Faktorët që ndikojnë në qëndrimet e mësimdhënësve ndaj inkluzionit

MSc.Hatixhe Zogaj ka përfunduar studimet  Bachelor në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Filozofik Departamenti i  Pedagogjisë  Speciale 2004, studimet Master  si bursiste në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me Universitetin e Jyväskylä në Finlandë në drejtimin  Edukimi Inkluziv në vitin 2007. Po nga ku vit filloi punën në Shkollën Fillore dhe të  Mesme të Ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë si mësuesja e parë në Kosovë për fëmijët me autizëm.

Ka punuar në shumë udhëzime administrative për Edukimin Inkluziv në kuadër të Ministrië së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ka marrë pjesë në Grupin Punues për hartimin e Planit Individual të Arsimit  (PIA) për fëmijët me nevoja të veçanta në MASHT dhe FSDEK, po ashtu edhe në Udhëzuesin për përdorim të PIA-s, hartimin e dokumentit për Vlerësimin Profesional të fëmijëve me nevoja të veçanta, për ekipet vlerësuese komunale. Ka marrë pjesë në vendosjen e kritereve për përcaktimin e kualifikimit për nivelin e shtatë( 7) për Asistent të fëmijëve me nevoja të veçanta. Ka marrë pjesë edhe në standardizimin e testeve për fëmijët me vështirësi  në shkrim dhe lexim në Kosovë .

Ka punuar dhe vazhdon të punojë si trajnere e MASHT-it në bashkëpunim me FSDEK, Unicef  dhe KAPIE për mësimdhënës dhe staf menaxhues të shkollave dhe OJQ-ve të ndryshme për qështjet të cilat lidhen me mësimëdhënien dhe trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe dokumenteve për vlerësimin dhe planifikimin e punës me këta fëmijë. Është anëtare e OJQ: KAPIE që zhvillon aktivitete për Arsimin Inkluziv në Kosovë.

Nga viti 2014 punon në Kolegjin Heimerer si përgjegjëse e praktikave në Departmentin e Shkencave Shëndetësore dhe Terapeutike, profili Logopedi në  Modulet: “ Edukimi Praktik: Orientimi në multidisiplinaritet”, “Edukimi Praktik: Orientimi në Terapi të të Folurit dhe Gjuhës” dhe “Edukimi Praktik: Procesi Diagnostik”.