MENAXHER OPERATIV – Qendra Multidisiplinare Shëndetësore   

MENAXHER OPERATIV – Qendra Multidisiplinare Shëndetësore  

pfizer verkauft viagra in den usa nun auch online Qendra Multidisiplinare Shëndetësore

 

TERMAT E REFERENCËS

MENAXHER OPERATIV

 

DETYRAT

Detyrat kryesore

Drejtimi i operacioneve organizative tek Qendra Multidisiplinare Shëndetësore, që merret me ofrimin e shërbimeve shëndetësore multidisiplinare në disa specializime shëndetësore.

Detyrat specifike

  • Udhëheq procesin e zhvillimit të Qendrës;
  • Mban përgjegjësi për komunikimin me institucionet sipas legjislacionit në fuqi;
  • Menaxhon mbi bazën e praktikave më të mira të sistemit të menaxhimit të cilësisë;
  • Planifikon, monitoron dhe implementon proceset në sistemin e cilësisë së kompanisë në tërësi dhe ndërmerr veprime korrigjuese në rast të nevojës;
  • Inicion dhe ndihmon në hartimin dhe zbatimin e planeve strategjike të kompanisë;
  • Përgatitë drafte/konkurse për punësimin e personelit;
  • Udhëheq personelin, përfshi rekrutimin dhe menaxhimin e personelit;
  • Mbikëqyrë performancën e punës së personalit dhe raportet mbi vlerësimin e performancës;
  • Kryen punë dhe detyra tjera që lindin si domosdoshmëri momentale për të cilat i kërkohet dhe autorizohet më parë nga Drejtori Menaxhues.

Detaje tjera

  • Kjo pozitë është pozitë me orar të plotë, me punë efektive prej 40 orësh javore.

KUALIFIKIMET

Kualifikimet kryesore

  • Master dhe Fakulteti në ekonomi/juridik;
  • Së paku 1-3 vjet përvojë pune në një pozitë të ngjashme.

Kompetencat shtesë

  • Nivel akademik i gjuhës shqipe;
  • Nivel i kënaqshëm i gjuhës angleze;
  • Nivel i (të paktën) njohurive bazë të gjuhës gjermane;
  • Njohuri shumë të mira të punës në kompjuter;
  • Gatishmëri për aftësim të mëtutjeshëm, duke përfshirë pjesëmarrjen në trajnime dhe punëtori, që mendohen si të dobishme për ngritjen profesionale dhe mbështetjen e Institucionit – të gjitha këto në koordinim të ngushtë me Menaxhmenti.

DOKUMENTET E KËRKUARA PËR APLIKIM

Dokumentet bazë

  • Biografia në gjuhën shqipe;
  • Kopjet e diplomave të edukimit të përfunduar.

Dokumentet shtesë

  • Kopjet e diplomave edhe dokumenteve tjera që tregojnë për kurse ose programe trajnuese/edukative të përfunduara;
  • Dëshmi për njohjen e gjuhën angleze;
  • Dëshmi për njohjen e gjuhëve të tjera të huaja;
  • Referencat nga punëdhënësit paraprak.

Konkursi mbetet i hapur nga data e publikimit e deri më 20 Prill 2018.

Aplikacionet dërgohet VETËM në adresën elektronike info@kolegji-heimerer.eu. Ju lutem specifikoni pozitën në të cilën aplikoni.

Procesi i përzgjedhjes menaxhohet nga DI Consulting