Konkurs për Praktikant/e në Departamentin e Infermierisë

Konkurs për Praktikant/e në Departamentin e Infermierisë

Kolegji Heimerer shpall konkurs për katër praktikant në Departamentin e Infermierisë në Kolegjin Heimerer.

Të udhëhequr nga baza ligjore dhe praktikat më të mira, Departamenti i Infermierisë, realizon pjesën e praktikës, bazuar në një administrim efikas dhe me përgjegjësi të ndara dhe mirë të specifikuara, ndër të tjera ky segment i institucionit udhëheqë dhe koordinon fushëveprimin nga këto fusha të mësimdhënjes dhe mësimnxenjes.
Departamenti i Infermierisë në BPrAL Kolegji Heimerer ofron një ambient të mirë pune dhe një mundësi unike për të përvetësuar njohuri të reja, kjo krijon mundësinë e marrjes së një përvoje gjithëpërfshirëse dhe mjaftë të çmuar për ju.

Në vazhdën e krijimit të mundësive për punë praktike nga ana e BPrAL Kolegji Heimerer, Departamenti i Infermierisë, kërkon kater praktikant/e për një periudhë angazhimi tre mujor.
Pozita është e hapur për të gjithë të interesuarit për të mbajtur pjesën praktike të studimeve apo edhe për të kryer internship.

Të gjithë studentët e programit të Infermierisë që janë në ndjekje të studimeve në Kolegjin Heimerer.

Përparësi do të kenë studentët me notë mesatare më të lartë dhe në vecanti ata me njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të motivuar për punë intezive dhe grupore. Departamenti i infermierisë në BPrAL Kolegji Heimerer, ofron mundësi unike për të gjithë të interesuarit për këtë pozitë, që të perfitojnë njohuri në:

1. Çështjet e mësimdhënies.
2. Aktivitet jashtë kurikulare
3. Hulumtime të literatures adekuate për mësimdhënie
4. Cështje organizative

Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë:
1. Dëshmitë për kualifikimin e tyre nese e posedojne (diplomën apo certifikatën e notave)
2. CV-në dhe
3. Një letër motivuese.
Shënim: Dokumentet e kērkuara duhet tē dorēzohen nē administratēn e BPrAL Kolegji Heimerer nē Prishtinē në adresën Veranda D4, Hyrja c dhe D, Lagja Kalabria, (Rruga për Veternik) 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës ose të skanuara në këto e-mail adresa: besarta.taganoviq@kolegji-heimerer.eu ,
dhe info@kolegji-heimerer.eu.

Afati i fundit për aplikim është data 14.11.2017 në ora 17:00.