Konkurs për Mësimdhënës/e të gjuhës Gjermane

Konkurs për Mësimdhënës/e të gjuhës Gjermane

BPrAL Kolegji Heimerer
Bazuar në statutin si dhe në aktet tjera normative të brendshme të institucionit, BPrAL Kolegji Heimerer shpall:

KONKURS PUNE

Titulli: Mësimdhënës/e për gjuhën Gjermane
Departamenti: Programi për Arsim dhe Karrierë
Kontrata: Me afat te caktuar – 1 vjeqare me mundësi vazhdimi
Orari: Plotë – 40 orë në javë
I raporton: Koordinatorës së PAK-ut

Obligimet kryesore
– Organizon dhe mban kurset e gjuhës gjermane sipas kërkesave GER (Gemeinsamer Europäischer Referenzrahmen für Sprachen, Europarat)

Obligimet specifike
 Merr pjesë aktivisht në zhvillimin dhe planifikimin institucional të Programit Gjermano Kosovar për Arsim dhe Karrierë (PAK)
 Njihet në detaje me kërkesat e GER dhe i aplikon ato gjatë organizimit dhe mbajtjes së kurseve të gjuhës
 Njihet në detaje me syllabusin e kurseve të ofruara nga Institucioni
 Zhvillon planin dhe orarin e mbajtjes së kurseve, në varësi të grupeve
 Menaxhon dhe mbikëqyrë arritjen e standardeve gjuhësore sipas kërkesave të syllabusit
 Përgatitë raporte të rregullta lidhur me realizimin e kurseve

Raportimi
 Mësimdhënësi/ja i/e kurseve të Gjuhës Gjermane raporton tek Koordinatori/ja i/e Programit Gjermano Kosovar për Arsim dhe Karrierë në Shëndetësi, si dhe sipas kërkesës edhe te Bordi Drejtues i Kolegjit Heimerer

Detaje tjera

Kjo pozitë është pozitë me orar të plotë, me punë efektive prej 40 orësh javore.

Kualifikimet e nevojshme

Niveli i edukimit
 Studimet Bachelor ose Master në Gjuhë Gjermane ose në ndonjë fushë të përafërt, por me dëshmi rreth njohjes së gjuhës gjermane në nivelin B2 ose C1

Përvoja
 Së paku 1 vjet përvojë në organizimin dhe mbajtjen e kurseve të gjuhës gjermane

Aftësitë
 Komunikim efektiv edhe punë interaktive
 Aftësi të theksuara organizative
 Aftësi për adresimin dhe zgjidhjen efektive të problemeve
 Aftësi teknike të shkëlqyera në punë me programet nga paketa MS Office
 Njohje e shkëlqyer e drejtshkrimit të gjuhës shqipe
 Njohje e gjuhës angleze (është përparësi)

Dokumentet e kërkuara për aplikim
 Biografia në gjuhën gjermane
 Kopjet e diplomave të edukimit të përfunduar dhe të nivelit të gjuhës
 Kopjet e diplomave dhe dokumentet e tjera që tregojnë për kurse ose programe trajnuese/edukative të përfunduara
 Referenca nga punëdhënësit paraprak

Konkursi mbetet i hapur nga data e publikimit e deri më 26 Nëntor 2017 në orën 17.00
Aplikacionet dërgohet VETËM në adresën elektronike karriera@kolegji-heimerer.eu

Kolegji Heimerer ofron mjedis atraktiv për punë arsimore dhe profesionale dhe është një vend ideal për personat që kërkojnë të aplikojnë përvojën akademike edhe profesionale. Kolegji Heimerer aplikon të drejta të barabarta në punësim për të gjithë.