Konkurs për MËSIMDHËNËS/E I/E GJUHËS GJERMANE – Kolegji Heimerer

Konkurs për MËSIMDHËNËS/E I/E GJUHËS GJERMANE – Kolegji Heimerer

 

 

 

TERMAT E REFERENCËS

MËSIMDHËNËS/E I/E GJUHËS GJERMANE

Obligimet kryesore

  • Mban kurset e gjuhës gjermane sipas kërkesave GER (Gemeinsamer Europäischer Referenzrahmen für Sprachen, Europarat)

Obligimet specifike

  • Merr pjesë aktivisht në zhvillimin dhe planifikimin institucional të Programit Gjermano Kosovar për Arsim dhe Karrierë (PAK)
  • Njihet në detaje me kërkesat e GER dhe i aplikon ato gjatë organizimit dhe mbajtjes së kurseve të gjuhës
  • Njihet në detaje me syllabusin e kurseve të ofruara nga Institucioni
  • Menaxhon dhe mbikëqyrë arritjen e standardeve gjuhësore sipas kërkesave të syllabusit
  • Përgatitë raporte të rregullta lidhur me realizimin e kurseve

Raportimi

  • Mësimdhënësi/ja i/e kurseve të Gjuhës Gjermane raporton Koordinatori/rja i/e Programit  Gjermano Kosovar për Arsim dhe Karrierë në Shëndetësi, si dhe sipas kërkesës edhe te Bordi Drejtues i Kolegjit Heimerer

Detaje tjera

Kjo pozitë është pozitë me orar të plotë, me punë efektive prej 40 orësh javore.

Kualifikimet e nevojshme

Niveli i edukimit

  • Studimet Bachelor ose Master në Gjuhë Gjermane ose në ndonjë fushë të përafërt, por me dëshmi rreth njohjes së gjuhës gjermane në nivelin C1

 

Përvoja

  • Së paku 1 vjet përvojë mbajtjen e kurseve të gjuhës gjermane

Aftësitë

  • Komunikim efektiv edhe punë interaktive
  • Aftësi të theksuara organizative
  • Aftësi për adresimin dhe zgjidhjen efektive të problemeve
  • Aftësi teknike të shkëlqyera në punë me programet nga paketa MS Office
  • Njohje e shkëlqyer e drejtshkrimit të gjuhës shqipe
  • Njohje e gjuhës angleze (është përparësi)

 

Dokumentet e kërkuara për aplikim

  • Biografia në gjuhën gjermane
  • Kopjet e diplomave të edukimit të përfunduar dhe të nivelit të gjuhës
  • Kopjet e diplomave dhe dokumentet e tjera që tregojnë për kurse ose programe trajnuese/edukative të përfunduara

Referenca nga punëdhënësit paraprak

Konkursi mbetet i hapur nga data e publikimit e deri më 20 Prill 2018.

Aplikacionet dërgohet VETËM në adresën elektronike info@kolegji-heimerer.eu. Ju lutem specifikoni pozitën në të cilën aplikoni.

Procesi i përzgjedhjes menaxhohet nga DI Consulting.

Kolegji Heimerer ofron mjedis atraktiv  për punë arsimore edhe profesionale dhe është një vend ideal për personat që kërkojnë të aplikojnë  përvojën akademike edhe profesionale. Kolegji Heimerer aplikon të drejta të barabarta në punësim për të gjithë.