Prorektori për Hulumtime dhe Cilësi

Zyra për Hulumtime dhe Cilësi

otc viagra alternative 2018 Zyra për Hulumtime dhe Cilësi ka për mision të zhvillojmë aftësitë hulumtuese dhe komunikuese të studentëve. Duke mbështetur idetë hulumtuese të studentëve dhe realizimin e tyre, ne synojmë ndërlidhjen e pjesës teorike në praktikë.  Kjo zyrë është në bashkëpunim të ngushtë me këshillin akademik, koordinatorin e programeve studimore, dhe punëtorët shkencorë me qëllim që të identifikoj nevojat e institucionit për hulumtim dhe të vijë në përfundime për orientimet hulumtuese që duhet të ketë institucioni. Gjithashtu,  luan rol të rëndësishëm në mbështetjen e punëtorëve shkencorë dhe studentëve në orientimin dhe procesin e mësimit të aktiviteteve hulumtuese. Tashmë strategjia e re e Zyrës për Hulumtim mëton që të realizojë për çdo semestër të paktën një hulumtim që është relevant për programet studimore që i ofron institucioni ynë.

Institucioni ynë synon që të ofrojë studime cilësore në shkencat shëndetësore. Për të garantuar cilësi në institucionin tonë në vazhdimësi vlerësohet performanca e mësimdhënësve dhe stafit mbështetës, si dhe njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat e studentëve. Kjo detyrë i takon Zyrës për Cilësi.
Vlerësimi i aspekteve të cilësisë në institucionin tonë, mbështetet në filozofinë e Menaxhimit Total të Kualitetit (Total Quality Management). Përpjekja e Zyrës për Cilësi është që të vlerësohen të gjitha aspektet e rëndësishme që influencojnë të mësuarit e studentëve nga persepktiva të ndryshme. Duke qenë se në filozofinë e institucionit tonë, studenti është në qendër, janë pikërisht studentët burimi kryesor i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve dhe stafit mbështetës.
Në bazë të rezultateve të vlerësimit, për mësimdhënësit dhe stafin mbështetës ofrohen etrajnime dhe edukim i vazhdueshëm.

Prorektori për Hulumtime dhe Cilësi