Prorektorët

Prorektori për mësim

MSc.Florim Gallopeni PhD Cand.

florim.gallopeni@kolegji-heimerer.eu

Prof.Florim Gallopeni i lindur me 20.11.1983, studimet bazike kreu në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Psikologjisë dhe pastaj vazhdoj me studimet Master në Psikologjinë Klinike përmes Projektit të TEMPUS-it. Aktualisht Florim Gallopeni është në studimet e doktoratës në universitetin University Autonoma de Barcelona në drejtimin Psikologji Klinike dhe Shëndetësore.

Florim Gallopeni ka përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë që nga viti 2010, përvojë të gjatë pune në institucione të ndryshme, Psikolog Klinik në Institutin ATOMI, që nga viti 2011, Psikolog Klinik në institucione të trajtimit të fëmijëve me Autizëm, Psikolog në Fondacioni Together, Psikolog në mbështetjen e familjeve strehuese në qendrat për punë sociale përmes Amici Dei Bambini, National Supervisory Psychologist at Mensa Kosovo, dhe angazhime të tjera në projekte të ndryshme hulumtuese dhe profesionale.

Florim Gallopeni ka marrë pjesë në shumë konferenca vendore dhe ndërkombëtare me prezantime Poster dhe prezantime Orale, po ashtu ka publikuar disa punime shkencore në revista me renome në botë, së fundmi Florim Gallopeni është edhe Reviewer në revistat e Elsevier.

Zyra për Hulumtime dhe Cilësi

Zyra për Hulumtime dhe Cilësi ka për mision të zhvillojmë aftësitë hulumtuese dhe komunikuese të studentëve. Duke mbështetur idetë hulumtuese të studentëve dhe realizimin e tyre, ne synojmë ndërlidhjen e pjesës teorike në praktikë.  Kjo zyrë është në bashkëpunim të ngushtë me këshillin akademik, koordinatorin e programeve studimore, dhe punëtorët shkencorë me qëllim që të identifikoj nevojat e institucionit për hulumtim dhe të vijë në përfundime për orientimet hulumtuese që duhet të ketë institucioni. Gjithashtu,  luan rol të rëndësishëm në mbështetjen e punëtorëve shkencorë dhe studentëve në orientimin dhe procesin e mësimit të aktiviteteve hulumtuese. Tashmë strategjia e re e Zyrës për Hulumtim mëton që të realizojë për çdo semestër të paktën një hulumtim që është relevant për programet studimore që i ofron institucioni ynë.

Institucioni ynë synon që të ofrojë studime cilësore në shkencat shëndetësore. Për të garantuar cilësi në institucionin tonë në vazhdimësi vlerësohet performanca e mësimdhënësve dhe stafit mbështetës, si dhe njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat e studentëve. Kjo detyrë i takon Zyrës për Cilësi.
Vlerësimi i aspekteve të cilësisë në institucionin tonë, mbështetet në filozofinë e Menaxhimit Total të Kualitetit (Total Quality Management). Përpjekja e Zyrës për Cilësi është që të vlerësohen të gjitha aspektet e rëndësishme që influencojnë të mësuarit e studentëve nga persepktiva të ndryshme. Duke qenë se në filozofinë e institucionit tonë, studenti është në qendër, janë pikërisht studentët burimi kryesor i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve dhe stafit mbështetës.
Në bazë të rezultateve të vlerësimit, për mësimdhënësit dhe stafin mbështetës ofrohen etrajnime dhe edukim i vazhdueshëm.

Prorektori për Bashkëpunim dhe Projekte

PhD.Cand. Adnan Hoxha

adnan.hoxha@kolegji-heimerer.eu
Adnan Hoxha është i angazhuar në cilësinë e Prorektorit për Bashkëpunim dhe Projekte. Ai vjen me një përvojë të suksesshme në përpilimin dhe menaxhimin e projekteve në sektorin publik, respektivisht projekteve të financuara nga donatorët ndërkombëtarë sikurse Komisioni Evropian (IPA II), UNDP, GIZ, etj., me synim hartimin e politikave me efektive për zhvillimin e sektorit privat (industrial).

Krahas punës disa vjeçare në sektorin publik, z.Hoxha ka ligjëruar në institucionet e arsimit të mesëm dhe të lartë në Kosovë lëndët sikurse Matematika (Para-kalkulus), dhe Metoda Sasiore të Kërkimit dhe Metodologjia e Hulumtimit, respektivisht.

z.Hoxha ka qenë poashtu i angazhuar në përpilimin, koordinimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme të kërkimit lidhur me çështje (kryesisht politiko-ekonomike),  të ndryshme shoqërore përderisa ishte pjesë e sektorit të shoqërisë civile.

Poashtu, z.Hoxha ka qenë i angazhuar edhe në organizata të huaja sikurse Shkolla e Biznesit SKEMA në France si dhe ZNC (ICO) në cilësinë e publikuesit dhe monitoruesit të mediave.

Hoxha është PhD kandidat në Gjermani dhe Turqi, ne fushën e shkencave të inovacionit dhe ekonomiks. Paraprakisht, z. Hoxha ka përfunduar studimet Master i Shkencave në Biznes dhe Ekonomiks në Shkollën e Biznesit SKEMA, në Sofia Antipolis, Francë, si bursist i Komisionit Evropian. Paraprakisht, ka fituar diplomën Baqelor i Shkencave në Ekonomiks dhe Menaxhment, Politika Publike, nga Instituti i Teknologjisë së Roqester-it (RIT), NJ, SHBA.

Hoxha është autor i disa punimeve shkencore dhe artikujve të ndryshëm rreth çështjeve sikurse tregtia, potencialet ekonomike të Kosovës, etj. Poashtu, ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore jashtë (Itali) dhe në Kosovë.

Çështjet e ndryshme të makroekonomisë sikurse dinamikat në tregun e punës, papunësia strukturore, emigrimi, tregtia e jashtme, por edhe ato mikroekonomike sikurse efektet e reformave/ndryshimeve institucionale në produktivitetin (aftësinë inovuese) e tyre, se bashku me eknomiksin e aplikuar (ekonomiks i shëndetësisë) paraqesin disa prej fushave kërkimore të z. Hoxhes.

Motoja e preferuar e z. Hoxhës është “ndryshmi i mirë sjell dobi/përfitime, kurse ai jo-i-mirë sjell se paku dituri te reja – vazhdo së ndryshuari”.