Përshkrimi – Konferenca Evropiane e Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit 2017

Konferenca Evropiane e Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit është organizuar me qëllim të rritjes së vetëdijës për çrregullimet e Gjuhës dhe të Folurit dhe mënyrat e trajtimit; promovimin e rëndësisë që ka trajtimi nga ekipet multiprofesionale, bashkëpunimi i logopedëve me profesionistë të tjerë të shëndetit mendor dhe fizik; inkurajimin e hulumtimeve të reja në fushat e shëndetit në mënyrë që të ofrohen evidenca dhe implikimet e mundshme praktike për të përmisuar shëndetin dhe jetën e individëve që ballafaqohen me këto probleme.

Kliko linkun më poshtë për të shiquar Agjendën e Konferencës:

AGJENDA

 

Kliko linkun më poshtë për të shiquar Librin e Abstrakteve të Konferencës:

LIBRI I ABSTRAKTEVE

Në Konferencën Evropiane të Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit, të mbajtur në Prishtinë më 6 dhe 7 mars janë prezantuar më shumë se 20 hulumtime shkencore. Këto studime shqyrtuan zhvillimin gjuhësor dhe problemet që mund të shfaqen, rolin e logopedëve dhe terapive të Gjuhës dhe të Folurit, faktorët social e mjedisorë që mund të kenë impakt në zhvillimin gjuhësor. Veç kësaj, hulumtime të tjera u fokusuan në shkathtësitë e hershme ekzekutive, shkathtësitë akademike, përshtatjen me ambientin, shëndetin psikologjik dhe social të fëmijëve dhe adoleshentëve dhe faktorët rrezikues, si dhe gjithëpërfshirjen e personave me aftësi të veçanta. Ky raport ofron evidencë shkencore duke paraqitur gjetjet kryesore të prezantuara në Konferencë, ofron konkluzione dhe rekomandime për institucionet përkatëse për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, krijimin e strategjive ballafaquese dhe mënyrat e mundshme për parandalimin e shfaqjes së problemeve të ndryshme të shëndetit

Kliko linkun më poshtë për të shiquar Raportin përmbledhës të Konferencës:

RAPORTI PËRMBLEDHËS