BASHKËPUNËTOR PËR HULUMTIME

BASHKËPUNËTOR PËR HULUMTIME

 

 

 

TERMAT E REFERENCËS

BASHKËPUNËTOR PËR HULUMTIME

DETYRAT

Detyrat kryesore

Kryerja dhe mbështetja e hulumtimit shkencor, në bashkëpunimin me departamentet e institucionit si edhe institucione të ndryshme brenda edhe jashtë vendit.

Detyrat specifike

  • Mbështetja e udhëheqësit e Departamentit për hulumtim në çdo aspekt të punës të këtij Departamenti;
  • Mbështetja e personelit akademik dhe studentëve lidhur me hulumtimet dhe metodologjinë e hulumtimit shkencor;
  • Mbështetja e procesit të hartimit të planit të Zyrës për Hulumtime, duke i mbështetur njësitë e tjera në këtë proces;
  • Ndihmon në procesin e diplomimit (mbajtja e seminareve, pjesën hulumtuese)

 

Detyrat tjera

  • Ndihmon në hartimin e projekt propozimeve dhe aplikimin për financimin nga jashtë për projektet e hulumtimit dhe zhvillimit në fushat përkatëse të studimeve;
  • Organizimi i konferencave dhe ngjarjeve të ndryshme ne institucion;
  • Bashkëpunimi me institucionet e tjera të hulumtimit dhe zhvillimit të arsimit të lartë dhe agjencive përkatëse.

Detaje tjera

  • Kjo pozitë është pozitë me orar të plotë, me punë efektive prej 40 orësh javore.

KUALIFIKIMET

Kualifikimet kryesore

  • Bachelor ose Master në një nga shkencat shëndetësore ose shkencat sociale dhe të edukimit;
  • Përvojë pune në një pozitë të ngjashme do të ishte një bonus.

Kompetencat shtesë

  • Nivel akademik i gjuhës shqipe;
  • Nivel i kënaqshëm i gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të punës në kompjuter;
  • Gatishmëri për aftësim të mëtutjeshëm, duke përfshirë pjesëmarrjen në trajnime dhe punëtori, që mendohen si të dobishme për ngritjen profesionale dhe mbështetjen e Institucionit – të gjitha këto në koordinim të ngushtë me Menaxhmenti.

DOKUMENTET E KËRKUARA PËR APLIKIM

Dokumentet bazë

  • Biografia në gjuhën shqipe;
  • Kopjet e diplomave të edukimit të përfunduar.

Dokumentet shtesë

  • Kopjet e diplomave edhe dokumenteve tjera që tregojnë për kurse ose programe trajnuese/edukative të përfunduara;
  • Dëshmi për njohjen e gjuhën angleze;
  • Dëshmi për njohjen e gjuhëve të tjera të huaja;
  • Referencat nga punëdhënësit paraprak.

Konkursi mbetet i hapur nga data e publikimit e deri më 28 Janar 2018.

Aplikacionet dërgohet VETËM në adresën elektronike info@kolegji-heimerer.eu. Ju lutem specifikoni pozitën në të cilën aplikoni.

Procesi i përzgjedhjes menaxhohet nga DI Consulting.

Kolegji Heimerer ofron mjedis atraktiv  për punë arsimore edhe profesionale dhe është një vend ideal për personat që kërkojnë të aplikojnë  përvojën akademike edhe profesionale. Kolegji Heimerer aplikon të drejta të barabarta në punësim për të gjithë.