Shërbimi i Studentëve

Shërbime për Studentë

Qendra e Shërbimeve për Studentë në Kolegjin Heimerer ndihmon studentët me një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me studimet e tyre akademike dhe jetën studentore. Secili program universitar ka një staf të caktuar që është i specializuar në përmbushjen e kërkesave dhe përgjigjen e pyetjeve në lidhje me programin specifik. Pyetjet tuaja nuk do të mbeten pa përgjigje në qendrën tonë.

Përveç përgjigjeve në pyetjet tuaja, në Qendrën e Shërbimeve Studentore do të gjeni një staf miqësor të trajnuar për t’u marrë me:

  • Këshilla për pranim dhe regjistrim
  • Këshilla akademike dhe mundësi studimi
  • Regjistrimi
  • Tarifat e shkollimit
  • Qasje dhe përditësim të informatave personale
  • Regjistrim i të dhënave
  • Orari i provimeve
  • Planifikim

Studentë , alumni, prindër dhe kushdo tjetër që ka ndonjë pyetje janë të mirëpritur në qendrën tonë. Në qendrën e shërbimeve për studentë, gjithashtu mund të gjeni një televizor që tregon oraret e klasës dhe një tavolinë ku mund të lexoni gazeta dhe revista.

Orari i punës

Ne jemi të hapur për pyetjet tuaja nga e hëna deri të premten nga ora 8:30-19:30 dhe e shtunë 09:00-17:00.

Stafi

Arta Bekaj

Koordinatore e Referentëve dhe Referente për Programet :

Shkencat Shëndetësore Për Profile Terapeutike /Specializimet Logopedi dhe Ergoterapi

Email: arta.bekaj@kolegji-heimerer.eu

Arta Bekaj ka diplomuar në Gazetari në Universitetin e Prishtinës. Ndërsa studimet master është duke i vazhduar në programin e Mediave Dixhitale/Media dhe Komunikim. Bekaj ka punuar 2 vjet si gazetare në televizionin Tribuna Channel, kurse nga viti 2016 punon në Kolegjin Heimerer si koordinatore e Referentëve dhe referente për programet Logopedi dhe Ergoterapi.

Vlora Xhemajlaj

Referente për Programet:

Bachelor: Shkenca Shëndetësore Diagnostike/  Specializim Teknik Laboratori (BSc)

Master: Menaxhimi i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore Msc

Email: vlora.xhemajlaj@kolegji-heimerer.eu

Vlora Xhemajlaj është absolvente në programin e Shkencave Politike dhe Administratë Publike.