Kolegji Heimerer

>

Kolegji Heimerer

Një familje e madhe

Friedrich Heimerer

Schul- und Berufsausbildung

Juli 1966                                                             Abschluss Realschule (Mittlere Reife)

Februar 1969                                                    Abschluss Ausbildung zum Reiseverkehrskaufmann

Juli 1973                                                             Abschluss Fachhochschule München
                                                                             Betriebswirt (grad.) Fachrichtung Fremdenverkehr

  • Abschluss LMU München als Dipl. Handelslehrer

 

Beruflicher Werdegang

1976 – 1980                                                       Dozent an einer Einrichtung für Erwachsenenbildung

1980 – 1985                                                       Unterricht in kaufmännischen Umschulungsklassen

seit 1980                                                            Gesellschafter und Geschäftsführer der
                                                                             Berufsbildungsinstitut Heimerer GmbH

seit 1991                                                            Gesellschafter und Geschäftsführer der
                                                                             Sozialpflegeschulen Heimerer GmbH

seit 2001                                                            Gesellschafter und Geschäftsführer der

                                                                             Heimerer Akademie GmbH

Internationale Kontakte

  • Seminare „öffentlich Verwaltung“ für Studenten aus der Ukraine
  • Kooperation mit Stradina medicinas koledza, Vidud propekts 36/38 Riga/Lettland für Krankenpflege, Altenpflege und Heilerziehungspflege
  • Beitrag zum 3rd physical medicine symposium 2011, Muscat
  • MoU with Dr. Jain University, Bangalore, entrepreneurship programe

MoU with NAVKAR Centre for skills, S. Baikati Cama Place, New Delhi, geriatric programe

Një familje e madhe

Petrit Beqiri

CEO dhe bashkëthemelues i Kolegjit Heimerer në Prishtinë, Kosovë, Dr. Petrit Beqiri ka një rekord mbresëlënës profesional dhe akademik në fushën e shëndetit, arsimit dhe menaxhimit. Pas trajnimit në infermieri dhe trajnimit mjekësor në Kosovë, vendin e origjinës së tij dhe Gjermaninë, shtëpinë e tij të birësuar, ai vazhdoi studimet për të fituar titullin e MA në Shëndetësi dhe Infermieri, dhe titullin Ph.D. në Shkencat Shëndetëspre në Universitetin Martin Luther në Mynih.

Dr. Beqiri është themeluesi i Rrjetit të Evropës Jug-Lindore për Zhvillimin e Shëndetit dhe Infermierisë, si dhe pasardhësit të këtij institucioni, Institutit të Evropës Jug-Lindore për Përparim në Shëndetësi dhe Infermieri, të cilat synojnë nxitjen e zhvillimit të arsimi të lartë dhe transferimit të njohurive në Kosovë dhe rajonin e gjerë – përmes simpoziumeve të rregullta dhe ngjarjeve të tjera shkencore, si dhe përmes rrjetëzimit dhe shkëmbimit ndërkombëtar. Në këtë kontekst, Dr. Beqiri ka menaxhuar projekte dhe grante të shumta akademike / kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Dr. Beqiri është autor dhe bashkëautor i mbi një duzine punimesh dhe artikujsh shkencorë në fushat e fitnesit në punë dhe shëndetit; përfshirja e pacientit; çështjeve transkulturore; dhe sigurisë në punë. Ai ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës dhe aktualisht është pedagog në Shkollën e Lartë të Shkencave të Aplikuara në Mynih, si dhe në Kolegjin Heimerer në Prishtinë, duke udhëtuar rregullisht midis Gjermanisë dhe Kosovës.

Ekspertiza e tij profesionale përfshin konsultime individuale për pacientët, si dhe trajnime dhe këshillime për institucionet shëndetësore në fushat e komunikimit ndërkulturor / transkulturor për shëndetin dhe menaxhimin e shëndetit; përkthimi i sistemit shëndetësor të BE-së dhe modeleve të arsimit të lartë sipas realitetit të Evropës Jug-Lindore; inovacioni në shëndetësi përmes përfshirjes së përdoruesve, multidisiplinaritetit dhe bashk-krijimit.

Kolegji Heimerer që ai ka bashkë-themeluar në vitin 2010 filloi me më pak se 40 studentë në vitin e tij të parë. Që nga ajo kohë është shndërruar në një nga institucionet më të vlerësuara të arsimit të lartë në Kosovë, duke ofruar aktualisht pesë programe bachelor dhe dy programe master për jo më pak se 1700 studentë. Veçanërisht programi i tij i infermierisë ka arritur një vlerësim të gjerë, dhe infermierët Heimerer tani kërkohen shumë në Gjermani.

Vizioni

Vizioni i Kolegjit Heimerer është të bëhet një lider i njohur në arsimin profesional në fushën e shëndetësisë në Kosovë dhe në rajon.

Misioni

Kolegji Heimerer synon të zbatojë programe arsimore me mësimdhënës të shquar dhe metodologji inovative për të përgatitur profesionistë dhe ekspertë kompetent që plotësojnë standardet evropiane. Të diplomuarit e programeve tona do të jenë të aftësuar për të hyrë në sektorin shëndetësor dhe të kenë të drejtë për çertifikim dhe studime të mëtutjeshme.

Programet tona akademike ofrojnë një mundësi për përvetësimin dhe zhvillimin e aftësive adekuate në mënyrë që studenti të fitojë njohuritë e nevojshme për impakt shoqëror. Kolegji Heimerer, nëpërmjet edukimit cilësor që merr parasysh nevojat shoqërore dhe të tregut, kërkon të mbështesë kultivimin e vlerave demokratike dhe të zakoneve të suksesit në ekonominë e tregut.

Filozofia

Në qendër të filozofisë tonë ndërmarrëse është individi dhe e drejta e individit për kujdes shëndetësor kualitativ. Ne besojmë se mund të kontribojmë për një kujdes shëndetësor më cilësor për komunitetin tonë duke krijuar një kulturë të dëshirës për të mësuar e që ka për qëllim edukimin e profesionistëve shëndetësorë të etur për më shumë njohuri.

Programet tona

Programe shkëmbimi

Universiteti JAMK (Finlandë)

Shiko më shumë

Universiteti JAMK (Finlandë)

Shiko më shumë

Universiteti Metropolia (Finlandë)

Shiko më shumë

Universiteti Metropolia (Finlandë)

Shiko më shumë

Universiteti i Nicolas Copernicus (Poloni)

Shiko më shumë

Universiteti i Nicolas Copernicus (Poloni)

Shiko më shumë

Universiteti i Barcelonës (Spanjë)

Shiko më shumë

Universiteti i Barcelonës (Spanjë)

Shiko më shumë

Universiteti i Utrehtit (Holandë)

Shiko më shumë

Universiteti i Utrehtit (Holandë)

Shiko më shumë

Kolegji Universitar i Artevelde Ghent (Belgjikë)

Shiko më shumë

Kolegji Universitar i Artevelde Ghent (Belgjikë)

Shiko më shumë

Universiteti i Manisa Celal Bayar (Turqi)

Shiko më shumë

Universiteti i Manisa Celal Bayar (Turqi)

Shiko më shumë

Institucionet Themeluese

Që nga themelimi i saj në 1980 nga Friedrich Heimerer, Heimerer Schule ka ofruar një gamë të gjerë të trajnimeve profesionale. Përmes përvojës praktike si instrument edukativo-arsimor, Heimerer Schule ka  qëllim të ofrojë një arsimim që formëson profesionistë të përgjegjshëm dhe cilësor. 

Duke parë nevojën për profesionistë dhe menaxherë kompetent shëndetësor në Kosovë, Heimerer Schule themeloi Kolegjin Heimerer në vitin 2010 në Prishtinë. Që atëherë, partneriteti midis dy shkollave ka qenë një udhëtim i  suksesshëm. 

Kolegji Heimerer në Kosovë vazhdon të nxisë një ndjenjë të përgjegjësisë sociale dhe profesionalizmit në studentët e tij ashtu siç ka bërë që nga fillimi institucioni themelues, Heimerer Schule.

Për më shumë informacion rreth Heimerer Schule, ju lutem klikoni mbi këtë link.

Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale është një rrjet multidisiplinar i profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe profesionistëve të tjerë, të cilët kanë një përvojë të gjërë menaxheriale në institucione shëndetësore dhe shërbime të konsulencës në Kosovë. Ky institut është një institut jofitimprurës i themeluar në vitin 2005.

Misioni i institutit është të ndihmojë institucionet shëndetësore për të përmirësuar  ambientin e punës dhe kualitetin e shërbimeve.

Objektivat kryesore të institutit janë:

  • Në dhjetë vitet e ardhshme, të jetë grup lider i konsulencës për avancimin e shkencave shëndetësore dhe infermierisë në rajonin e Evropës Juglindore.
  • Në bashkëpunim me universitetet e Europës Juglindore dhe Perëndimore, të mbështesë zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit arsimor në shkolla profesionale, në universitete dhe institucione të tjera të arsimit të lartë në fushën e shëndetësisë
  • Të promovoj aktivitetet hulumtuese dhe të lehtësoj bashkëpunimin në mes të hulumtuesve të Shkencave të Shëndetit dhe Infermierisë.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit këtu.