/aplikimi
PROCESI I APLIKIMIT PËR PROGRAMET E KOLEGJIT HEIMERER
Studente e Kolegjit Heimerer në bilbiotekën "Ajet Beqiri"
PROCESI I APLIKIMIT
Kemi kënaqësinë të mësojmë më shumë rreth jush përmes aplikacionit tuaj
Këtu e gjeni një shpjegim të detajuar për secilën kërkesë të aplikacionit për pranim. Shumica e informacionit këtu vlen për aplikantët e vitit të parë dhe aplikantët për transferim. Mos harroni të bazoheni në këshillat tona për aplikim për të ju udhëzuar në plotësimin e aplikacionit.
DOKUMENTET QË DUHET TË DORËZOHEN PËR REGJISTRIM
  • Diploma e shkollës së mesme ( e validuar në rast se shkollimin paraprak ka përfundu jashtë vendit)
  • Certifikata e maturës shtetërore
  • Dëftesat e shkollës së mesme
  • Ekstrati i lindjes
  • Kopje e letërnjoftimit
  • Certifikata e gjuhëve të huaja
  • Dy foto të vogla të formatit 45mm me 35mm
  • Aplikacioni
  • Diploma e Bachelor-it (e validuar në rast se shkollimin paraprak ka përfunduar jashtë vendit)
  • Biografia/CV
  • Ekstrati i lindjes
  • Kopje e letërnjoftimit
  • Certifikata e gjuhëve të huaja
  • Dy foto të formatit 45 mm me 35 mm
  • Aplikacioni
PROVIMI PRANUES
Lëndët janë specifikuara nga Dekanatet për provim pranues, po ashtu edhe definimi i Intervistave
BACHELOR
Infermieri: Biologji dhe Kimi
Logopedi: Biologji, Gjuhë Shqipe
Ergoterapi: Biologji dhe Kimi
Teknik Laboratori: Biologji dhe Kimi
Pedagogji Profesionale në Shëndetësi: Biologji, Psikologji, Sociologji
MASTER
Menaxhimi i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore: Intervistë
  • Njohuri mbi hulumtimin,
  • Njohuri mbi sistemin shëndetësor,
  • Njohuri rreth menaxhimit shëndetësor,
  • Njohuri rreth resurseve humane
Psikologji Vlerësimi dhe Intervenimi: Intervistë
  • Njohurite ne fushen e psikologjise:
  • Njohuri maksimale, rrjedhshmeri ne shprehjen e mendimit, kokluzione logjike, bazuar ne hulumtime dhe literature relevante,
  • Fusha e hulumtimit: njohurit ne fushen e hulumtimit, metodologjite, shkrim akademik, gjuha shkencore, (per shkake se jane profesional).
  • Motivacioni: deshire per te studiju, per te avancu ne profilin e studimeve psikologjike, aspirata dhe synime te larta ne arritjet e profesionit. Deshira per pjesamrrje ne projekte te ndryshme, hulumtime.
Shkencat Mjekësore Laboratorike: Intervistë
  • Njohuritë në fushën e laboratorit mjekësor
  • Njohuritë në fushën e hulumtimit
  • Njohuritë në menaxhim
  • Motivacioni
Praktika e Avancuar Infermierore: Intervistë
  • Njohuritë profesionale infermierore/Përvoja e punës si Infermier/e
  • Njohuritë menaxheriale
  • Njohuritë në fushën e hulumtimi
PROVIMI PRANUES
Këtu do gjeni informtat lidhur me provimin pranues, llojet e pyetjeve, kohëzgjatjen, dhe rregullat.
KOHA E MBAJTJES SË PROVIMEVE/INTERVISTAVE
  • Testi do të mbahet në mënyrë fizike brenda institucionit, ndërsa intervista mbahet direkt.
  • Testi/intervista pranuese mbahet një herë në muaj dhe rezultatet dalin brenda 48 orëve nga data e mbajtjes së provimit.
  • Vlerësimi i përgjigjeve të maturantit bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë të përshkallëzuar.
PYETJET
  • Pyetjet do të jenë të formuluara nga librat e shkollës së mesme për lëndet përkatëse,
  • Pyetjet duhet të formulohen në secilen lëndë nga 60 pyetje, provimi permban nga 15 pyetje per secilen lende
  • 2 ditë para testit bëhet një zgjedhje e rastësishme që e bënë sistemi i moodle pasi që provimi mbahet në mënyrë elektronike,
  • Për të garantuar cilësi të provimeve, qasjen tek testet e provimit nuk mund ta kenë askush tjetër përvec anëtarëve të komisionit,
  • Ndrësa tek niveli Master duhet të ketë po ashtu një formual ku vendosën pikat kyqe të intervistës dhe një formular vlerësues për intervistën që përpilohet nga dekanati, për të rritur objektivitetin e vlerësimit.
RREGULLAT PËR MBAJTJEN E PROVIMIT PRANUES
  • Kandidati paraqitet në Kolegjin Heimerer 30 minuta përpara fillimit të provimit;
  • Kandidati duhet ta ketë me vete dokumentin e identifikimit me fotografi;
  • Nuk lejohet të keni me vete: fletore, libra, canta, kalkulatorë, telefona mobil, “smart ëatch” apo pajisje të tjera eletronike;
  • Për të gjitha gjërat e ndaluara që nuk lejohen të futen në sallën e mbajtjes së provimit pranues përgjegjësinë nuk e mbanë Kolegji Heimerer në rast të humbjes eventuale!
  • Përgjegjësi i sallës së bashku me monitoruesit e provimit udhëzojnë kandidatin për vendin se ku do ulet sipas ndarjes në grupe A dhe B;
  • Pas vendosjes së të gjithë kandidatëve në vendet e tyre të përcaktuara, fillon shpërndarja e testeve për kandidatët;
  • Kohëzgjatja e provimit pranues është 90 minuta, gjatë të cilës kohë kandidatët janë të obliguar të qëndojnë në sallë deri në përfundim të kohës së përcaktuar. Koha llogaritet prej momentit ë shpërndarjes së testit tek kandidati i fundit në sallë;
  • Kandidatët nuk u lejohet të shikojnë testet derisa të përfundojë dhënia e udhëzimeve përpara fillimit të provimit;
  • Cdo lëvizje e kandidatit dhe komunikim me kandidatin tjetër me qëllim kopjimi ndëshkohet: herën e parë me tërheqje të vërrejtjes, ndërsa herën tjetër me largim nga salla, përkatësisht me largim nga provimi pranues;
  • Nuk lejohet komunikimi i kandidatëve me monitoruesit e provimit pranues. Të drejtë komunikimi (në distancë) me kandidatë në rast paqartësie ka vetëm përgjegjësii sallës;
  • Ndalohet qëndrimi brenda objektit dhe hyrja në sallë e cdo personi të paartorizuar;
  • Për mbarëvajtjen e punës gjatë provimit kërkohet korrektësi maksimale dhe disciplinë nga të gjithë;
  • Pyetjet të ngelura pa përgjigje nuk sjellin asnjë pikë;
  • Nëse është marrë masa e përjashtimit nga provimi, rezultatet e atij testi nuk njihen;
  • Nëse kandidati vë re ndonjë shkelje të rregullave gjatë mbajtjes së provimit, mund ta raportoj tek Zyra e Cilësisë në kuadër të Kolegjit Heimerer.

Veranda D4, Hyrja C dhe D Lagja Kalabri,
(Rruga për Veternik), 10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

+ (383) 49 947 612

+ (383) 49 947 343

info@kolegji-heimerer.eu
@2022 KOLEGJI HEIMERER