Qendra e Karrierës

Qendra e Karrierës

Qendra e Karrierës dhe stafi i jashtëzakonshëm mbështet studentët në rrugëtimin dhe eksplorimin e tyre drejt karrierës së preferuar. Përmes QAK, studentët tanë kanë qasje në informacion rreth mundësive si praktika, trajnime, stazhe, dhe klube jashtëshkollore. Studentët e Kolegjit Heimerer mundë të marrin këshilla për karrierë nga stafi ynë i përbërë nga ekspertë për këshilla karriere.

E themeluar në vitin 2015, Qendra për Karrierë (QAK) ofron një kanal komunikimi midis kolegjit dhe studentëve. QAK i informon studentët për mundësitë e ofruara në Kolegjin Heimerer. Stafi ynë ofron këshilla të personalizuara për të gjithë studentët e Kolegjit Heimerer dhe i ndihmon ata në eksplorimin e rrugëve të ndryshme të karrierës. Kanali i komunikimit midis studentit dhe kolegjit mbështetet më tej nga Këshilli i Studentëve dhe zyrat e tjera administrative në Heimerer.

Përveç një numri të trajnimeve, praktikave dhe mundësive për punësim, QAK bën më të lehtë eksplorimin e karrierës përmes një metode unike dhe krijuese – Teatrit social. Nëpërmjet teatrit social, ne ofrojmë mundësi trajnimi në:

  • Përgatitje për avancim profesional / karrierë
  • Metodat joformale të arsimit: Teatër sociale

Shërbimet në QAK:

Mundësi trajnimi-  Zhvillim profesional dhe personal

Eksplorim i karrierës

Urë lidhëse për praktikat profesionale në institucionet publike dhe private

Bashkëpunime me institucionet përkatëse dhe bizneseve të ndryshme të

punës praktike për studentë

Mundësi trajnimi për soft skills

Ndihmë rreth shkrimit të Resume / CV dhe letrave motivuese

Punëtori për shkrim akademik

Trajnime për intervista

Seminare në  teknikat e teatrit social dhe aftësi të prezantimit

Ndërlidhja e studentëve me mundësi për aktivitete jashtë-shkollore

Vende të punës

Të kemi një punë apo një karrierë do të thotë të jemi të përfshirë në një gjë që është më e madhe se sa jemi të vetëdijshëm. Gjatë karrierës ne transformohemi, zhvillohemi dhe aftësohemi në ato fusha të cilat i përmbushim më së miri qëllimet tona. Studime të ndryshme e vënë theksin tek rëndësia e një zgjedhjeje të mirëinformuar dhe të mirëplanifikuar të karrierës, në mënyrë që të punuarit të jetë një proces frymëzimi i vazhdueshëm.

Qendra për Arsim dhe Karrierë ka për qëllim që të përgatisë studentët për ambiente pune kudo në botë. Është me rëndësi të përmendet që Qendra jonë ndihmon  procesin e krijimit të parteriteteve të rëndësishme lokale edhe ndërkombëtare ku studentët mund të krijojnë eksperiencën e tyre profesionale. Kolegji Heimerer ka një eksperiencë të suksesshme të punësimit të studentëve të tij si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.

Harta e Kolegjeve dhe Universiteteve partnere në Rajonin e Ballkanit dhe në Europë, sa vjen e zgjerohet për Kolegjin Heimerer. Ky zgjerim do të thotë më shumë mundësi për t’u rritur profesionalisht dhe personalisht për çdo student që dëshiron të provojë një eksperiencë studimore, praktikë apo punësim jashtë kufinjve të Kosovës. Përvojat jashtë vendit rrisin perspektivat e studimit dhe punësimit për studentët, e kjo i ndihmon ata të integrohen e të bëhen pjesë e ambienteve multikulturore dhe multietnike duke mësuar më shumë për gjuhë dhe kultura të reja.

Përveç mundësive jashtë Kolegjit, studentët mund të krijojnë eksperiencën e tyre të punës edhe brenda Kolegjit Heimerer. Ne i duam të mirët; prandaj shumë nga studentët që janë diplomuar me rezultate të shkëlqyera dhe kanë treguar që i duan angazhimet brenda Kolegjit, janë bërë pjesë e familjes së madhe Heimerer.

I gjithë sistemi funksionalizohet nëpërmjet një platforme të suksesshme rrjetizimi, i cili menaxhohet nga Kolegji Heimerer përmes Qendrës për Arsim dhe Karrierë duke bërë kështu realitet dëshirat e shumë studentëve.

Trajnime

Qendra për Arsim dhe Karrierë në bashkëpunim me shtyllat e Kolegjit Heimerer ofron një paketë të pasur trajnimesh për të gjithë studentët e Kolegjit Heimerer.

Këto trajnime ofrohen pa pagesë për të gjithë studentët aktual, me qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe krijimin e një figure sa më profesionale dhe të formësuar akademike të studentëve.

Qendra për Arsim dhe Karrierë, në mënyrë të pavarur nga shtyllat ofron dy module trajnimesh:

  1. Portfolio i karrierës;

Trajnim ku studentët pajisen me njohuritë për shkrimin e CV-së, letrës motivuese dhe e njofton me teknikat që duhen përdorur për realizimin e një interviste të suksesshme pune.

  1. Teatri Social;

Kolegji Heimerer është Kolegji i vetmi institucion që ka integruar modulin e teatrit social brenda strukturës akademike. Ky modul tenton që t’i njoftojë studentët me rëndësinë e komunikimit dhe  me kyçje në disa teknika kreative dhe artistike për fushata të ndryshme ndërgjegjësuese.

Ndërsa në bashkëpunim me të gjithë shtyllat mbështetëse të Kolegjit Heimerer, Qendra për Arsim dhe Karrierë ofron module trajnimi të profileve të ndryshme, ku studentët mund të regjistrohen dhe të marrin pjesë gjatë vitit akademik.

Stafi i Qendrës për Arsim dhe Karrierë

Nehat Mustafa

Udhëheqës i Qendrës për Arsim dhe Karrierë

 

 

 

Elona Çuliq

Koordinatore e Qendrës për Arsim dhe Karrierë

Dhurata Kurti

Asistente Studente përgjegjëse për trajnime profesionale për studentët

Ema Gashi

Kryetare e Këshillit Studentor / Asistente Studente përgjegjëse për çështje studentore dhe aktivitete jashtëkurrikulare

Donjetë Limani

Asistente Studente përgjegjëse  për trajnimet EduMed dhe rrjetin e studentëve Alumni