
2 vite 120 kredi
Programi Psikologji e Vlerësimit dhe Intervenimit, fokusohet në ofrimin e shërbimeve më moderne dhe më profesionale të intervenimit dhe vlerësimit psikologjik përmes mësimdhënies inovative dhe të orientuar në praktikë. Programi do pregadis profesionistë adekuat dhe të nevojshëm; ekspertë në psikodiagnostikë; psikoterapi dhe këshillim të sektorit publik, privat dhe shoqërisë e cila ka nevojë dhe kërkesë për shërbimet e natyrës së tillë.
Programi është i vetmi në Kosovë i kësaj natyre dhe ofron përgatitje akademike dhe profesionale mbi çështjet dhe fenomenet e ndryshme psikologjike që prekin fushën e vlerësimit dhe intervenimit. Programi është i adaptueshëm në rrethin shoqëror, dhe përgaditë profesionist apo psikolog klinik për mjediset, kulturat, karakteristikat e ndryshme të popullatës.
Të diplomuarit e këtij programi marrin titullin Psikolog Klinik dhe mund të punojnë në të gjitha zyrat e sektorit privatë dhe shtetëror ku janë te nevojshme shërbimet psikologjike të vlerësimit dhe intervenimit.
SEMESTRI I-RË
1. Metodat e avancuara në hulumtimet shkencore
2. Psikoterapia Kognitive dhe Biheiviorale
3. Zhvillimi i një testi
4. Psikologji Zhvillimore (Zgjedhore)
5. Etika Profesionale (Zgjedhore)
6. Praktikë
SEMESTRI II-TË
- Çrregullimet psikologjike të fëmijëve dhe adoleshentëve
- Metodat e vlerësimit,Vlerësimet dhe intervenimet Neuropsikologjike
- Psikoterapia Psikanalitike dhe Integrative
- Manualet diagnostifikuese (Zgjedhore)
- Statistikë e avancaur (Zgjedhore)
- Praktikë
SEMESTRI III-TË
- Çrregullimet psikologjike të të rriturve
- Këshillimet psikologjike
- Personaliteti dhe IQ testet
- Aplikimi i testeve
- Vështirësitë në të mësuar (Zgjedhore)
- Vlerësimet Psikologjike –Vlerësimi i interesimeve-Karrierës (Zgjedhore)
- Praktikë
SEMESTRI IV-TË
1. Psikoterapia familjare
2. Praktikë
3. Teza e Masterit