Prorektorati për hulumtime dhe cilësi

>

Prorektorati për hulumtime dhe cilësi

Zyra e Prorektorit për Hulumtime dhe Cilësi ka për mision të zhvillojmë aftësitë hulumtuese dhe komunikuese të studentëve. Duke mbështetur idetë hulumtuese të studentëve dhe realizimin e tyre, ne synojmë ndërlidhjen e pjesës teorike në praktikë.  Kjo zyrë është në bashkëpunim të ngushtë me këshillin akademik, koordinatorin e programeve studimore, dhe punëtorët shkencorë me qëllim që të identifikoj nevojat e institucionit për hulumtim dhe të vijë në përfundime për orientimet hulumtuese që duhet të ketë institucioni. Gjithashtu,  luan rol të rëndësishëm në mbështetjen e punëtorëve shkencorë dhe studentëve në orientimin dhe procesin e mësimit të aktiviteteve hulumtuese. Tashmë strategjia e re e Zyrës për Hulumtim mëton që të realizojë për çdo semestër të paktën një hulumtim që është relevant për programet studimore që i ofron institucioni ynë.

Institucioni ynë synon që të ofrojë studime cilësore në shkencat shëndetësore. Për të garantuar cilësi në institucionin tonë në vazhdimësi vlerësohet performanca e mësimdhënësve dhe stafit mbështetës, si dhe njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat e studentëve. Kjo detyrë i takon Zyrës për Cilësi.
Vlerësimi i aspekteve të cilësisë në institucionin tonë, mbështetet në filozofinë e Menaxhimit Total të Kualitetit (Total Quality Management). Përpjekja e Zyrës për Cilësi është që të vlerësohen të gjitha aspektet e rëndësishme që influencojnë të mësuarit e studentëve nga persepktiva të ndryshme. Duke qenë se në filozofinë e institucionit tonë, studenti është në qendër, janë pikërisht studentët burimi kryesor i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve dhe stafit mbështetës.
Në bazë të rezultateve të vlerësimit, për mësimdhënësit dhe stafin mbështetës ofrohen etrajnime dhe edukim i vazhdueshëm.

Prorektori për Hulumtime dhe Cilësi

Ilir Hoxha

ilir.hoxha@kolegji-heimerer.eu

Ilir Hoxha është mjek, hulumtues dhe këshilltar nga Kosova. Interesat e tij profesionale dhe akademike qëndrojnë në: Matjen e ndryshimeve në ofrimin e shërbimeve shëndetësore; ekonomia e shëndetit dhe vlerësimi i shërbimeve të shëndetit (i.e. vlerësimi i ndikimit në shëndet, analizat e kostos efektive, vlerësimi i mbulimit, kualiteti dhe qasja); Regullacioni i ofrimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor në sektorin publik dhe privat – të gjitha me fokus të veçantë në shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Ai ka diplomuar në fushën e Mjekësisë nga Universiteti i Prishtinës dhe Magjistraturë në Menaxhimin e Sistemit të Shëndetësisë nga London School of Hygiene dhe Mjekësi Tropikale. Përveq kësaj, ai ka numër rekord të përvojave të hulumtimit në New Bulgarian University, AUK, Shkolla e Mjekësisë Dartmouth, Instituti i Dartmouth për Politika të Shëndetësisë dhe Praktikës Klinike, Universiteti Teknik i Colorados dhe Universiteti Karl Frazens, Graz, Austri si dhe Universiteti i Bern ku edhe është kandidat për PhD që nga viti 2012.

Përveç punës me një numër të madh të organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore, UNICEF, UNFPA, Bashkëpunimi Teknik Gjerman, USAID në Kosovë, ai poashtu ka qenë pjesë e disa organizatave të shoqërisë civile në vend përfshirë ndër tjerash edhe: Institutin GAP, BIRN, Instituti Prishtinës për Studime Politike dhe Qendra për Studime të Avancuara.

Në vitin 2009 ai fitoi Fulbright Research Fellowship për projektin për hulumtimin që synoi të shqyrtojë perpektivat dhe limitimin për përdorimin e analizës metodologjike të ndryshimit të vendeve të vogla, në vlerësimin e performancës së praktikës klinike në vendet në zhvillim, duke përdorur Kosovën si rast studimi. Në vitin 2010 ai ka shërbyer si këshilltar i jashtëm i Z. Bujar Bukoshi, dhe pastaj Z. Ferid Agani – Ministra të Shëndetësisë në Republikën e Kosovës. Sot ai punon me Solidar Suisse si këshilltar i projektit për programin e dialogut në shëndetësi dhe është anëtar bordi në Universitetin Amerikan të Kosovës.

Prorektore/Koordinatore në Protektoratin për Hulumtime

Jeta Statovci

Jeta Statovci mban diplomë Master në Ekonominë dhe Politikat Shëndetësore nga London School of Economics (LSE) në Britani të Madhe, si fituese bursës Chevening, kurse studimet e nivelit baqelor i përfundoi në Rochester Insititute of Technology në SHBA dhe Kosovë. Përvoja e saj profesionale prek rrafshet nacionale dhe ndërkombëtare, ku gjate vitit 2018 punoi si konsulente e ekonomisë shëndetësore në Londër, dhe tani është e angazhuar si konsulente në Kabinetin e Minsitrit të Shëndetësisë përmes projekteve ndërkombëtare si Lux Development. Jeta ishte dhe pjesë e projekteve të ndryshme të hulumtimeve për realizimin e analizave mbi elasticitetin e çmimit të duhanit në aspektin afat-gjatë dhe afat-shkurtë. Ishte pjesë e iniciativës globale të Bloomberd për të zvogëluar konsumin e duhanit.

Ajo është e pasionuar për të mësuar metodologji të reja për të sintetizuar provat dhe për të ofruar rekomandime të informuara në industrinë e shëndetit. Fushat e interesit janë metodologjitë e financimit për sektorin e kujdesit shëndetësor, politikat farmaceutike, analizat e kosto-efektivitetit dhe analiza e mbijetesës. Në Kolegjin Heimerer është e angazhuar që nga nëntori i vitit 2018 dhe punon si koordinatore në Prorektoratin për Hulumtime dhe Cilësi.