Prof.Dr. Montserrat Gomà-i-Freixanet mban ligjëratë në Kolegjin Heimerer

Prof.Dr. Montserrat Gomà-i-Freixanet nga Departamenti i Psikologjisë Klinike dhe Shëndetësore në Universitetin Autonom të Barcelonës ka mbërritur në kampusin e Kolegjit Heimerer si pjesë e grantit të lëvizshmërisë nga Erasmus+. Të mërkurën, me datë 8 maj 2019, Prof.Dr. Gomà-i-Freixanet dha një ligjëratë mbi shkrimin akademik, specifikisht shkrimin e artikujve të hulumtimit. Mysafirja e nderuar nga Barcelona ka përfunduar doktoraturën në Psikologji nga Universiteti Autonom i Barcelonës dhe është e njohur për përkushtimin e saj të vazhdueshëm në hulumtime në fushën e psikologjisë.

Prof.Dr. Montserrat Gomà-i-Freixanet foli për rëndësinë e aftësisë së shkrimit në botën e sotme akademike dhe shpjegoi në hollësi hapat e shkrimit të një artikulli të hulumtimit. Ligjërata diskutoi pjesët më të rëndësishme të procesit të shkrimit akademic nga gjenerimi i ideve për hulumtim deri në krijimin e një artikulli të hulumtimit të organizuar dhe efektiv. Ligjëruesja, duke u bazuar në përvojën e saj personale, dha edhe këshilla të shumta për shkrim sa më të mirëfilltë të një hulumtimi.

Ligjërata ka marrë vëmendje nga studentët e Heimerer, veçanërisht nga ata që janë të interesuar në hulumtime. Kolegji Heimerer zotohet të vazhdojë të ftojë më shumë ligjërues dhe ekspertë të hulumtimeve në mënyrë që të përfitojnë studentët.