Prof. Ass. Ilir Hoxha dhe PhD Cand. Arbër Lama kanë qenë pjesë e ekipeve fituese në garën e Medical Valley

Prorektori për Hulumtime dhe Cilësi Prof. Ass. Ilir Hoxha dhe Koordinatori i Qendrës Multidiciplinare PhD Cand. Arbër Lama kanë qenë pjesë e ekipeve fituese në garën e Medical Valley, të mbështetur nga SIEMENS dhe Novartis, në Gjermani.
11 studentë, inxhinierë dhe specialistë të mjekësisë nga Kosova, ishin pjesë e garës “Smart Data in Health” që u mbajt në Erlangen, me organizim të Medical Valley, Siemens Health dhe Novartis, prej 5-7 Korrik 2019.
Organizatorët e garës kanë zgjedhur produktin “Hamster” të zhvilluar nga Kosovarët si fitues të kategorisë “Health Pre-Check” dhe produktin “orchestrial” si konceptin më të mirë në kategorinë e “Onco-trials”.
Pjesëmarrja e ekipit të ftuar nga Innovation Centre Kosovo (ICK) u mundësua nga GIZ Kosovo.