Rreth Prishtinës

800px-Prishtina_perspektivë_nga_Radio_Kosova_5

Prishtina, kryeqyteti dhe qyteti më i madh në Kosovë, është një qytet që kombinon elemente tradicionale dhe moderne, kulturën ballkanike dhe perëndimore-evropiane. Prishtina është shtëpia e shumë studentëve nga e gjithë Kosova dhe rajoni dhe ofron pikërishtë atë që studentët kërkojnë nga një qytet:  eksperiencë kulturore, aktivitete emocionuese, ushqim të jashtëzakonshëm, dhe mundësi për argëtim. Koncentrimi i studentëve në këtë qytet e bën Prishtinën një qytet të gjallë me një energji pozitive. Edhepse qyteti po pëson ndryshime të mëdha në kohë të shkurtër, ju mund të zgjedhni të shijoni një jetë të ngadaltë e të lumtur. Në këtë qytet të njohur për kulturën e kafesë dhe për komunitetin mikpritës,  ju mund të ndjeni energjinë e qytetit duke bërë një shëtitje relaksuese në Bulevardin Nëna Terezë.

 

Prishtina është padyshim një ndër vendet më të sigurta ku ju mundë të shkoni kudo në këmbë në çdo kohë të ditës apo të natës. Transporti publik ofron një mënyrë të shpejtë, të lirë dhe të sigurtë të transportimit, edhe pse shumica e prishtinasve preferojnë veturat e tyre. Nëse dëshironi të largoheni nga trafiku dhe jeta e zhurmshme e qytetit, ju mund të vizitoni Parkun e Gërmisë (me transport publik), Liqenin e Batllavës dhe Pyllin e arinjve. Të gjitha atraksionet kulturore, si Muzeu Etnologjik, Muzeu Kombëtar, dhe Sahat Kulla janë shume afër me njëra-tjetrën dhe t’i shohësh këto vende unike nuk do të jetë një përvojë zhgënjyese sa herë që ndiheni të gatshëm të mësoni më shumë për kulturën e qytetit.

 

Kostoja relativisht e ulët e jetesës në Prishtinë u mundëson studentëve të provojnë pothuajse gjithçka që qyteti ka për të ofruar. Të gjitha lagjet kanë kafene të mbushura me të rinj dhe qendra e qytetit nuk është e vetmja pjesë dinamike e qytetit. Restorantet dhe dyqanet e tjera të ushqimit të shpejtë janë të hapura deri në vonë dhe disa supermarkete janë të hapura 24 orë, nëse keni nevojë për ushqim të lehtë gjatë pauzës tuaj.

Si student në Kolegjin Heimerer në Prishtinë, ju keni shansin të përjetoni jetën e pavarur studentore në një mjedis spektakolar shoqëror. Stafi ynë bën përpjekje të vazhdueshme për t’i bërë studentët ndërkombëtarë të ndihen si në shtëpi duke i ndihmuar ata në çdo gjë që ata kanë nevojë, duke përfshirë këtu edhe mundësitë për akomodim dhe transport. Aktivitetet jashtëshkollore, ngjarjet dhe përvojat praktike në laboratorë të ndryshëm në Heimerer janë mundësi të mira për t’u shoqëruar me studentët e tjerë. Miqësitë që krijoni në Heimerer mund t’ju japin qasje në jetën e mahnitshme studentore që ndodh në qytetin e Prishtinës. Ju mund ta kuptoni me të vërtetë jetën në Prishtinë vetëm nëse keni jetuar këtu për një kohë.