Menaxhim i institucioneve dhe shërbimeve shëndetësore

Menaxhim i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore

2 Vite | 120 kredi

Programi Master Menaxhim i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore në Kolegjin Heimerer fokusohet në parimet e nevojshme për të organizuar, menaxhuar dhe vlerësuar në mënyrë efektive shërbimet shëndetësore si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Ky program, i pari i këtij lloji në rajon, ofron një përgatitje akademike mbi çështjet aktuale në shëndetësi dhe ekspertizën e profesionalizmin e nevojshëm për menaxherë në një mjedis dinamik dhe kompleks në sektorin e shëndetësisë.

Kurrikula vendos përvojën e studentëve në qendër të vëmendjes dhe i përgatit ata për përsosmëri profesionale në menaxhimin e shërbimit shëndetësor. Programi është dizajnuar për të ndihmuar studentët të kuptojnë dhe të hulumtojnë në tërësi sferat që kanë nevojë për përmirësim në sektorin e shëndetësisë në Kosovë. Nëpërmjet hulumtimeve dhe projekteve të tjera akademike, studentëve u jepet mundësia për të krijuar lidhje me kompanitë vendore dhe ndërkombëtare brenda sektorit të shëndetësisë. Pra, programi siguron një lidhje midis botës akademike dhe tregut të punës.

Studentët e këtij programi janë të ekspozuar ndaj leksioneve dhe diskutimeve të udhëhequra nga ligjëruesë akademik ndërkombëtar dhe vendor dhe profesionistë me përvojë në këtë fushë. Sektori shëndetësor i karakterizuar me ndryshime të shpejta kërkon që profesionistët dhe menaxherët në këtë fushë të jenë të gatshëm të marrin vendime kritike në situata shumë të palakmueshme. Programi shqyrton pasojat e ndryshimeve demografike, zhvillimet në teknologjinë mjekësore, dhe presionin për të ulur kostot dhe për të përmirësuar efikasitetin në sektorin e shëndetësisë në kontekstin kombëtar dhe rajonal. Kështu, pas përfundimit të programit, të diplomuarit veçse janë të pajisur me aftësi për të trajtuar sfidat e fushës së shërbimit shëndetësor.

Të diplomuarit e këtij programi mund të punojnë si:

  •         Menaxherë të klinikave të kujdesit shëndetësor
  •         Menaxherë të Qendrave të Mjekësisë Familjare
  •         Këshilltarë të Politikave Publike në Institucionet Shëndetësore Qendrore dhe Komunale
  •         Konsulentë për Hulumtime dhe ndryshime sistematike
  •         Hulumtues

Dekanati

Bernard Tahirbegolli MD. PhD.

Dekan i programit

bernard.tahirbegolli@kolegji-heimerer.eu

Bernard Tahirbegolli përfundoi studimet bazike në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë drejtimi Mjekësi e Përgjithëshme. Studimet e Doktoratës i përfundoj në Institutin e Shkencave Mjekësore të Universitetit të Stambollit në Turqi.

Dr Tahirbegolli është specialist i  Mjekësisë së Sportit. Hulumtimet e tij shkencore janë të fokusuara kryesisht në ruajtjen dhe promovimin e shëndetit në përgjithësi dhe të sportistëve, në veçanti parandalimin e lëndimeve sportive dhe proceset e rehabilitimit pas tyre, analiza të fenomeneve epidemiologjike dhe statistikore dhe analiza të sistemeve shëndetësore.

 

MSc. PhD Cand.Vjosa Hajrullahu

Asistente Akademike/ Organizative

vjosa.hajrullahu@kolegji-heimerer.eu

Vjosa Hajrullahu përfundoi studimet bazike në Universitetin e Marmarasë, fakulteti I Komunikimit, dega marrëdhënie me publik dhe marketing. Ndërsa, tani është kandidate për doktoraturë në Universitetin e Sakarja-së, Instituti I. Për 3 vjet rresht, Hajrullahu ishte e angazhuar si asistente në Universitetin e Sakaryas.

 

 

 

BSc. Erza Selmani

Projekte dhe hulumtime

erza.selmani@kolegji-heimerer.eu

Znjsh. Selmani ka përfunduar studimet bazike në Kolegjin Internacional të Biznesit në Mitrovicë (IBCM) në programin Administratë Publike .Është përfituese e bursës së programit te shkëmbimit Erasmus+ në Universitetit Lillebaelt, Danimarkë.

SEMESTRI I I-RË

Shëndeti publik

Menaxhimi dhe analiza e sistemit shëndetësor

Legjislacioni i kujdesit shëndetësor

Menaxhimi i cilësisë në kujdesin shëndetësor

Lëndë Zgjedhore 1

Lëndë Zgjedhore 2

SEMESTRI II-TË

Promovim i shëndetit

Burimet njerëzore

Zhvillimi dhe sjellja organizative

Ndërmarrësi në shëndetësi

Lëndë Zgjedhore 1

Lëndë Zgjedhore 2

SEMESTRI III-TË

Metodat statistikore për hulumtim në kujdesin shëndetësor

Mjekësia e bazuar në evidencë

Ekonomia dhe financat në shëndetësi

Metodat e hulumtimit në kujdes shëndetësor

Lëndë Zgjedhore 1

Lëndë Zgjedhore 2

SEMESTRI IV-TË

Internship

Seminar hulumtues

Tema Master (Projekt hulumtues)