Logopedi
29 Gusht, 2023 2024-11-08 18:08Logopedi
180 KREDI ECTS
Logopedia është degë e veçantë e studimeve që ofron përgatitjen e studentëve për të trajtuar dhe parandaluar çrregullimet e gjuhës dhe të folurit. Logopedët janë të përfshirë në shërbime publike dhe private, përfshirë klinika të logopedisë, ORL, psikiatri, pediatri, qendra të mjekësisë familjare, institucione edukativo-arsimore, OJQ, qendra burimore dhe klinika private. Ata merren me parandalimin, zbulimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës dhe të folurit.
PROGRAMI
Bachelor në Logopedi ofron një kujdes të vecantë ndaj proceseve normale të komunikimit verbal para se të specializohen në çrregullimet e komunikimit. Ky program u mundëson studentëve të mësojnë për trajtimin e çrregullimeve në komunikim tek fëmijët dhe të rriturit e që përfshijnë problemet në të folur, problemet me zë, belbëzimin dhe gëlltitjen. Pikat kyçe të programit janë:
Kurrikula e gjerë: Programi fillon duke ofruar njohuri të thella mbi proceset normale të komunikimit verbal, për t'u përqendruar pastaj në studime akademike me fokus në çrregullimet në komunikim.
Arsim praktik dhe eksperimental: Studentët nuk mësojnë vetëm nëpërmjet lëndëve teorike, por gjithashtu realizojnë hulumtime dhe përvoja klinike. Kjo përgatitje praktike i bën ata për situata reale në fushën e logopedisë.
Pajisjet dhe infrastruktura e Kolegjit Heimerer: Ambienti i mësimdhënies është i përsosur dhe ofron metoda të reja dhe inovative. Kjo siguron një përvojë mësimore të pasur për studentët.
Ndihma nga profesionistë ndërkombëtarë: Studentët kanë mundësinë për të përgatitur përmes profesionistëve shëndetësor ndërkombëtar, duke i pasuruar ato me njohuri teorike dhe praktike.
Zhvillim profesional: Programi përgatit studentët për të punuar në një gamë të gjerë të institucioneve, përfshirë klinika të logopedisë, ORL, psikiatri, pediatri, qendra të mjekësisë familjare, institucione edukativo-arsimore, organizata jo-qeveritare dhe klinika private.
Përgjegjësi shoqërore: Studentët dhe të diplomuarit e programit janë të përfshirë në ngritjen e vetëdijes në shoqërinë përreth çrregullimeve të gjuhës dhe të folurit dhe kontribuojnë në komunitete të ndryshme.
Ky program ofron një mundësi të vlefshme për ata që duan të bëhen logoped dhe të ndihmojnë individët me çrregullime të gjuhës dhe të folurit në Kosovë dhe jashtë saj.

BSC. LOGOPEDI
Kosto
Financiare
2,300.00 €
Cmimi i vitit I
me bursë
me bursë
2,070.00 €
Cmimi i vitit II
me bursë
me bursë
2,070.00 €
Cmimi i vitit III
me bursë
me bursë
BURSË
25%
20% për Studentet që kalojnë provimin pranues me sukses dhe kanë sukses të lartë në vitin e parë dhe të dytë fitojnë 20% bursë (duke përfshirë gjuhën gjermane)
Studentët që kalojnë provimin pranues me sukses dhe kanë sukses të lartë në shkollimin paraprak fitojnë bursë 20% (duke përfshirë gjuhën gjermane) për studimet BSc.
Studentët që kalojnë provimin pranues me sukses dhe kanë sukses të lartë në shkollimin paraprak fitojnë bursë 20% (duke përfshirë gjuhën gjermane) për studimet BSc.
Studentët mund të përfitojnë plus 10% bursë nëse janë në listën e Dekanit; që i bie duhet pasur notën mbi 9.0 , të ketë të likuiduar vitin paraprak dhe të ketë sjellje që përkojnë me vlerat institucionale.
Kushtet për përfitimin e bursës në vitin e parë:
40% | Provimi pranues
30% | Testi i matures
30% | Suksesi (shkolla e mesme)
Kushtet për përfitimin e bursës në vitin e parë:
40% | Provimi pranues
30% | Testi i matures
30% | Suksesi (shkolla e mesme)
BSC. LOGOPEDI
Stafi
Akademik
Prof. Ass. Dr. Sc. Muljaim Kacka
Dekan
Ligjerues
PhD. Cand. Ass. Elina Morina
Koordinatore për Hulumtime
Ligjeruese
MSc. Donjeta Muji
Përgjegjëse për Praktika
Asistente
PhD. Shukrije Baruti
Ligjeruese
PhD. Cand. Selim Tahiraj
Ligjërues
MSc. Miran Nebihu
Asistent
Prof. Ass. Dr. Sc. Valon Morina
Ligjerues
BSC. LOGOPEDI
Kurrikula 2023-2026
SEMESTRI i
Hyrje në strukturat e sistemit shëndetësor
Gjuhë Angleze
Shkrim Akademik
Psikologji e përgjithëshme
Shëndeti i njeriut: Anatomi me fiziologji
Hyrje në logopedi
Shkencat e gjuhës
SEMESTRI II
Zhvillimi pediatrik i fëmijëve
Neurologji
Gjenetika dhe kushtet shëndetësore
Praktika klinike
Gjuhë angleze profesonale
Çrregullimet e fituara të gjuhës dhe metodat e trajtimit
Pedagogji
SEMESTRI III
Praktika e bazuar në dëshmi
Praktika klinike
Arsyeshmëria Klinike
Çrregullimet e gjuhës dhe metodat e trajtimit
Komunikimi alternativ dhe augmentativ
Afaziologji
SEMESTRI IV
Statisikë dhe epidemiologji
Familja dhe rehabilitimi
Praktika Klinike
Çrregullimet e zërit dhe metodat e trajtimit
Çrregullimet e të folurit dhe metodat e trajtimit
Audiologji dhe foniatri
SEMESTRI V
Hyrje në metodat kualitative dhe kuantitative të hulumtimit
Çështje etike dhe diversiteti
Bashkëpunimi profesional
Praktika Klinike
Çrregullimet e gëlltitjes dhe metodat e trajtimit
Disleksia dhe disgrafia
SEMESTRI VI
Tema Bachelor
Praktika klinike
bsC. LOGOPEDI
Praktikat
2023-2026
Studenti është i detyruar të ndjekë një praktikë prej 1050 orësh, të ndara në 5 praktika klinike:
1. Praktika Klinike 1 - 150H / 5 ECTS
2. Praktika Klinike 2 - 150H / 5 ECTS
3. Praktika Klinike 3 - 150H / 5 ECTS
4. Praktika Klinike 4 - 150H/ 5 ECTS
5. Praktika Klinike 5 - 450H / 15 ECTS
Profili i Logopedisë përqëndrohet në praktikë, duke përfshirë ushtrime klinike dhe praktikë klinike.
Mësimi teorik duhet të përfshijë të paktën 1/3 e numrit total të orëve, ndërsa pjesa praktike të paktën 1/2 e
numrit total të orëve të moduleve profesionale.
Ushtrimet klinike zhvillohen në ambiente të kabinetit të
logopedisë, ku grupet e 5-10 studentëve praktikojnë në mjediset e përshtatura për seancat logopedike.
Moduli i parë praktik përfshin vëzhgimin e punës logopedike në Qendrën Multidisciplinare Heimerer ku
studentët fillimisht njihen me kodin etik dhe rregullat e nevojshme profesionale, për të vazhudar më tej
me modulet e tjera praktike në institucione të ndryshme, duke përfshirë shkolla, kopshte, OJQ, klinika
logopedike dhe QKUK. Mentorimi bëhet nga mentorët klinik të cilët janë të shpërndarë në të gjitha
institucionet.
Studentët vlerësohen nga mentorët dhe përgjegjësit e praktikave praktike përmes vlerësimeve verbale,
formularëve të vlerësimit dhe vlerësimit praktik për të vërtetuar që ata kanë arritur standardet e kërkuara
në njohuri, aftësi praktike, aftësi personale, zhvillim profesional dhe praktikë. Gjatë praktikës, studentët
duhet të përgatisin raporte të praktikës në formatin "SOAP" dhe të dokumentojnë aktivitetet e tyre në
fletoren e punës. Këto raporte dhe reflektime shqyrtohen nga profesionistët përgjegjës të pjesës praktike,
dhe studentëve u ofrohen rekomandime dhe sugjerime për të përmirësuar aftësitë dhe praktikën e tyre.
bsC. LOGOPEDI