DERI NË 50% BURSË PËR STUDENTËT E ANP-SË.
Si student te programit Advanced Nursing Practice (ANP) ne Heimerer, përfiton bursë deri në 50%, për studentët me njohuri të Gjuhës Angleze ose Gjermane në nivel B2. Ky program inovativ në Kosovë dhe në rajon, ofron studim të avancuara për infermierët që punojnë brenda një konteksti kombëtar dhe global për të përmirësuar praktikën në nivelin lokal dhe ndërkombëtar. Është program i ri që do të vendos bazat e profilizimit dhe specializimit të ngushtë të profesionit infermieror. Ky program synim ka fuqizimin e pozitës së infermierit në hallkën e zinxhirit të sistemit shëndetësor Kosovar, me theks vendimmarrjen dhe hartimin e strategjive praktike që qëllim të vetëm kanë pacientin, dhe mirëqenien e tij.
Të diplomuarit në këtë program do të kenë mundësi punësimi në të gjithë sistemin shëndetësor pa dallim hierarkie, duke qenë kështu bartësit e përgjegjësive kryesore në : hulumtimin, analizimin, vlerësimin dhe nxjerrjen e rezultateve e rekomandimeve konkrete, në përmirësimin e punës praktike infermierore të përditshme. Ju mund te punoni si konsulent dhe edukator ekspert për stafin infermieror.