Kryetari i Bordit Drejtues, Dr.rer.med Petrit Beqiri, do të ligjërojë në Shkollën Verore

Kryetari i Bordit Drejtues, Dr.rer.med Petrit Beqiri, do të ligjërojë në Shkollën Verore

Kryetari Bordit Drejtues, Dr.rer.med Petrit Beqiri, do të ligjërojë në shkollën verore që po zhvillohet në kampusin tonë. Më poshtë mund të gjeni një biografi të shkurtër të Dr.rer.med Petrit Beqirit.

Petrit Beqiri është Dr.rer.med në Universitetin Martin Luther, Gjermani. Dr.rer.med Beqiri ka një njohuri të gjerë profesionale në fusha të ndryshme të shëndetit dhe menaxhimit. Ai ishte ligjërues dhe hulumtues në dy universitete të shquara në Gjermani: Universiteti Teknik i Mynihut dhe Universiteti Martin Luther. Aktualisht, ai është ligjërues në Shkollën e Lartë të Shkencave të Aplikuara, Mynih. Pas punës së tij të madhe në avancimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe në Evropën Juglindore përmes bashkëpunimit institucional ndërkombëtar, ai themeloi “Rrjetin e Evropës Juglindore për zhvillimin e shëndetësisë dhe infermierisë” dhe në vitin 2007 themeloi “Institutin e Evropës Juglindore për Avancime në Shëndetësi dhe Infermieri”.

PhD.Cand. Beqiri ka udhëhequr dhjetra projekte kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka shkruar shumë artikuj shkencor. Shumë simpoziume dhe konferenca shkencore ndërkombëtare janë organizuar nën mbikëqyrjen e tij . Ai ka një përvojë të gjatë në konsulencë në fushën e kujdesit shëndetësor dhe gjithashtu mban trajnime dhe seminare në këtë fushë. PhD.Cand. Beqiri ka përdorur aktivitetet e tij këshilluese dhe aftësitë e tij menaxhuese për krijimin e një reviste gjermano-shqiptare dhe ka themeluar shoqata me karakter edukativ. Z. Beqiri ka studiuar mjekësi, shëndetësi dhe shkenca infermierore dhe aktualisht po përfundon doktoratën e tij. Ai ka ndjekur shumë trajnime të avancuara për menaxhim, komunikim, kreativitet dhe udhëheqje të kompanive dhe ofron seminare dhe kurse të avancuara në këto aftësi.