Dekan i Programit – Shkenca Shëndetësore Diagnostike – Teknik Laborator

BPrAL Kolegji Heimerer

Bazuar në statutin si dhe në aktet tjera normative të brendshme të institucionit, BPrAL Kolegji Heimerer shpall:                                                       

KONKURS PUNE

Titulli:                  Dekan i Programit – Shkenca Shëndetësore Diagnostike – Teknik Laborator

Departamenti:     Shkenca Shëndetësore Diagnostike – Teknik Laborator

Kontrata :            1 vjeqare me mundësi vazhdimi

Orari:                   I plotë – 40 orë në javë

I raporton:           Rektorit dhe Prorektorit për Mësim

  1. ROLI:
    Dekani është autoriteti më i lartë drejtues në programin studimor.

Dekani – Udhëheqë pjesën akademike të studimeve dhe veprimtarive shkencore të Programit, zhvillon Kurrikulat, plan programet dhe tekstet mësimore të lëndëve në programin që udhëheq, përfshirë monitorimin e zbatimit të tyre, Koordinon, organizon dhe monitoron  procesin e mësimdhënies në program, Këshillon menaxhmentin dhe prorektorët lidhur me aspektet akademike profesionale të programit, menaxhon me stafin, planifikon buxhetin për programin, inicion dhe menaxhon me projekte të cilat shërbejnë për avancim të institucionit dhe programit.

  1. PËRGJEGJËSITË:
  • Hartimi i politikave zhvillimore për avancimin e cilësisë së shërbimeve të arsimit të lartë në kuadër të Programit Teknik Laborator dhe Kolegjit Heimerer.
  • Hartimi zhvillimi dhe avancimi i kurrikulës  në fushën e Teknik Laborator, në bashkëpunim me Prorektorin për Mësim dhe Rektorin
    • Siguron udhëheqje akademike në fushat përkatëse të studimeve për zhvillimin e mësimit dhe punës shkencore në Fakultet
    • Organizon e kontrollon punën mësimore e shkencore në fakulltet/institut
  • Zhvillimi, hulumtimi dhe kërkimet shkencore në fushën e Teknik Laborator në bashkëpunim me Prorektoratin për Hulumtime dhe cilësi.
  •  Mbikëqyrë veprimtaritë shkencore në programin studimor, në përputhje me planifikimin vjetor, mban dokumentacionin e aktivitetit shkencor e akademik të personelit akademik të programit studimorë, pas raportimeve në analizën vjetore të tij
  • Mbikëqyrë respektimin e programeve  të mësimdhënies në kohën e në mënyrën e caktuar, kërkimeve shkencore dhe veprimtarive të tjera, evidencat dhe orët e punës së mësimdhënësve
  • Hartimi i projekt propozimeve dhe aplikimi për fonde të jashtme për projektet e hulumtimit dhe zhvillimit në fushën e Teknik Laborator.
    • Së bashku me strukturat e institucionit propozon, aplikon për fond për të avancuar hulumtimet dhe rrit prezencën me hulumtime,
    • Inicion dhe implementon projekte për avancim të fushës së programit Teknik Laborator.
  • Mbështetja në zhvillimin e kurrikulës dhe ofrimin e trajnimeve në fushën e Teknik Laboratorit.
    • Drejton punën për hartimin e kurrikulave për të gjitha lëndët që mbulon departamenti, planeve mësimore dhe ndjek zbatimin e tyre.
  • Përgatitja e materialeve mësimore në fushën e Teknik Laborator.
    • Inicion dhe monitoron realizimin e manualeve të praktikave
    • Inicion dhe mbështet stafin akademik për botimin e librave për modulet bazë të programit
    • Sigurohet që stafi akademik përdor materiale mësimore shkencore dhe të përditësuara konform moduleve të plan programit
    • Sigurohet që çdo lëndë përbrenda plan programit ka materiale akademike të cilat janë në funksion të studentëve për të arrit kompetencat që ofron programi
  • Planifikimi dhe vlerësimi i aktiviteteve studimore.
    • Organizon analiza periodike ose për raste e aspekte të veçanta në departament dhe analizën vjetore të punës mësimore shkencore të tij
    • Evidenton, verifikon dhe kur është rasti i propozon Prorektorit dhe menaxhmentit masat për shkeljet e disiplinës në punë nga punonjësit e departamentit
    • Mbikëqyr dhe nënshkruan realizimin e ngarkesës mësimore të personelit akademik
    • Mbikëqyr respektimin e disiplinës në punë, merr masat përkatëse për rivendosjen e rregullit në rast shkeljesh e të metash.
    • Nxjerr statistika për mbarëvajtje te studenteve në mësim dhe praktika
    • Parandalon braktisjen e studimeve nga studentet
  • Bashkëpunimi me institucionet e tjera të arsimit të lartë  brenda dhe jashtë vendit në fushën e T.Laboratorit në koordinim me PrPBN
    • Realizim të bashkëpunimeve, mobilitet të stafit dhe mësimdhënësve,
    • Inicion dhe realizon projektet te ndryshme
    • Zbaton projektet e fituara nga institucioni që janë në shërbim të programit dhe institucionit
  • Vlerësimi i aktiviteteve studimore për monitorim, ruajtje dhe avancim të cilësisë
    • Analizon javën e cilësisë për matjen e kompetencave të studenteve për të krijuar plane intervenuese për avancim të proceseve
    • Mbështet matjen e cilësisë në baza të rregullta semestrale
  • Zhvillimi i aplikacioneve për financim nga donatorë vendore dhe të jashtëm, në bashkëpunim me PrPBN
    • Inicion dhe aplikon për projekte në institucione vendore dhe ndërkombëtare për të avancu proceset brenda institucionit dhe programit
    • Integrimi përfaqësimi i KH në rrjete ndërkombëtare relevante me fushen e studimeve
  •  Përfaqësimi i dinjitetshëm profesional dhe njerëzore në eventet e organizuara nga KH dhe institucione të jashtme, të ndërlidhur me fushën përkatëse
  • Dizajnimi dhe zbatimi i hulumtimeve shkencore në fushen përkatëse te Dekanatit, si dhe KH në përgjithësi, në bashkëpunim me PrHC
    • Sigurohet që secili staf arrin të bëj minimum një publikim shkencorë në revista ndërkombëtare.
    • Sigurohet që stafi akademik të përcjell politikat e avancimit/gradimit me qëllim të përmbushjes së kritereve të kërkuara
    • Sigurohet që minimum një herë në vit të marr pjesë në konferenca vendore dhe ndërkombëtare
  •  Inicimi dhe zhvillimi i shërbimeve relevante për mirëqenien e komunitetit
    • Sigurohet qe studentet të involvohen në shërbime ku ushtrojnë profesionin e tyre në shërbim te komunitetit
  •  Zhvillim i shërbimeve profesionale të ndërlidhura me fushën përkatëse shkencore
  • Përkrahja e ideve inovative në fushën akademike dhe profesional ndaj stafit dhe studenteve
  • Organizimi i mësimdhënies dhe vlerësimet e studentëve
  • Miraton modalitetet e vlerësimit dhe ngre komisionet e provimeve të ciklit të parë të studimeve në lëndët që mbulon departamenti.
  • Drejton hartimin e orarit të mësimeve, praktikave dhe të provimeve dhe ndjek zbatimin e tyre
  • Ndërmerr masat e nevojshme për zbatimin e vendimeve dhe të detyrave të caktuara nga Këshilli Akademik dhe menaxhmenti
  • I rekomandon menaxhmentit kriteret e posaçme të pranimit të personelit akademik e ndihmës mësimor shkencor për programin studimor, pas diskutimit paraprak në departament

Indikatorët kyç të performancës konform planifikimit vjetor:

Dekani është autoriteti më i lartë drejtues në programin studimor.

Fushat e përgjegjësisë së Dekanit të Teknik Laborator janë:

  • Rishikimi i rregullt çdo vit i Kurrikules së programit dhe revidim në çdo proces të riakreditimit
  • Sigurohet që plan programet që implementohen të kenë tekstet mësimore të lëndëve në programin e programit, përfshirë edhe monitorimin e përdorimit të tyre ne baza vjetore.
  • Ne baza semestrale raporton për arritjet nga organizimi dhe monitorimi i procesit të mësimdhënies në program, përfshire realizimin 100% te procesit të mësimit dhe praktikës.
  • Në baza vjetore propozon për menaxhmentin dhe Prorektorin për Mësim lidhur me aspektet akademike profesionale të Teknik Laborator, përfshirë propozimet për mësimdhënës dhe staf tjetër.
  • Inicion së paku një projekt në vit që avancon fushën e studimeve të programit që udhëheq dhe aplikon për fonde në bashkëpunim me strukturat e KH.
  • Organizon së paku 2 ngjarje brenda vitit që lidhen me programin
  • Inicion dhe realizon partneritetet vendore ndërkombëtare konform planit vjetor si derivat i indikatoreve matës të strategjisë.
  • Mban takime të rregullta me student sipas proceseve të punës dhe dokumentit për përfshirjen e studentëve në aktivitete brenda KH
  • Së paku 2 herë në vit realizon projekte me studentet për të mirë të komunitetit.
  • Sipas planit vjetor inicion dhe realizon bashkëpunim me institucione për projekte inovative në shërbim të studenteve dhe komunitetit.

 

  1. NJOHURITË, AFTËSITË DHE PRIRJET
    • Arsimimi: PhD i fushës
    • Përvoja: Së paku 1-3 vjet përvojë pune në një pozitë të ngjashme
    • Njohuritë: Njohuri për nivelin e funksionimit të IAL-ve, njohuri për ligjet në fuqi që rregullojnë arsimin e lartë, Njohuri shumë të mira të punës në kompjuter, që mundësojnë punë të pavarur pa ndihmën e dikujt tjetër, Nivel akademik i gjuhës shqipe, Nivel i avancuar i Gjuhës Angleze
  • Aftësitë Personale: Organizimi; Menaxhimi i kohës; Aftësi komunikimi; Aftësi të menaxhimit të situatave, çasje profesionale me kolegë staf dhe studentë.
    • Aftësitë Teknike: Micrososft Office Package; SPSS, Mendeley etj.
    • Prirjet: Integritet, Diskrecion, Etike, Proaktiv, Dinamik, Mendues kritik, etj.

 

  1. AMBIENTI LEHTËSUES:
  • Mirëbesimi dhe lidershipi i mbikëqyrësit.
  • Pavarsia e rregulluar dhe e mbikëqyrur.
  • Përkrahje të duhur.
  • Pritje të qarta dhe të kuptueshme.
  • Procedura Operative Standarte të Paracaktuara nga Mbikëqyrësi.
  • Përkahje e mjaftueshme teknike.

 

 

 

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë në Email: adem.spahiu@kolegji-heimerer.eu, CV-në në formatin Europass ose një përshktim të njohurive që i ka për pozitën që aplikon, së bashku me dëshmitë për përvojën paraprake të punës dhe përgatitjen shkollore.

Dita e fundit për aplikim është 06.01.2020, në ora 17:00.

Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. 

Kolegji Heimerer  ofron mjedis atraktiv  për punë arsimore  dhe profesionale dhe është një vend ideal për personat që kërkojnë të  aplikojnë  përvojën akademike edhe  profesionale. Kolegji Heimerer aplikon të drejta të barabarta në punësim për të  gjithë.