Studentët e Kolegjit Heimerer po ndjekin një semestër në Universitetin e Mariborit, Slloveni!
Ajshe Sadikaj dhe Mirsad Haliloviq, po ndjekin një semestër të plotë në Universitetin e Mariborit në Slloveni, si pjesë e projektit Erasmus+ për shkëmbimin e stafit dhe studentëve.
Andoresa Kuci absolvente në infermieri tani është e punësuar në Kliniken Fürstenfeldbruck. Gjithashtu studentet Viola Matoshi, Ermira Krasniqi, Martina Zeqiri dhe Agnesa Thaci po vijojnë praktikë në këtë Klinikë përmes programit PIK i cili është program i iniciuar nga Kolegji Heimerer që ju shoqëron përgjatë rrugës për në Gjermani.
Studentët e Kolegjit Heimerer po ndjekin një semestër në Universitetin JAMK.
Venesa Brajshori, Lorenta Vrella, Agnesa Hasani dhe Leona Haliti, po ndjekin një semestër të plotë në Universitetin JAMK në Finlandë si pjesë e projektit Erasmus + për shkëmbimin e stafit dhe studentëve”.
Kaltrina Kqiku është studente e infermierisë në Kolegjin Heimerer. Falë angazhimeve dhe arritjeve të saja gjatë studimeve, përmes programit internacional të karrierës PIK, asaj i është ofruar mundësia të punojë në Gjermani, në njërën prej klinikave tona partnere, Klinikën Vamed në Kipfenberg. Kaltrina ka filluar të punojë në repartin e Intenzivës së kësaj klinike nga marsi i këtij viti.