QESH
Cili është pasioni juaj? Cili do të ishte programi i duhur për ju? Çfarë dëshironi të bëheni? Na lejoni t’ju tregojmë pse e gjithë kjo është e rëndësishme të merret në konsideratë dhe si mund të zbuloni se çfarë është më e mira për ju!
Pavarësisht se çfarë lloj personi jeni, ne do t’ju ndihmojmë të gjeni programin që është i duhuri për ju! Pasionet tuaja personale janë tuajat dhe ato mund të mos jenë të njëjta me ato të miqve apo prindërve tuaj. Ju zgjedhni drejtimin tuaj!
Kjo zyrë përkujdeset që të gjithë studentët e Kolegjit Heimerer të jenë profesionalisht të përgatitur që me sukses të ballafaqohen me të gjitha sfidat që i sjellë një karrierë e bujshme. Nëse keni nevojë për ndihmë në përzgjedhjen e karrierës, në ndërtimin e një CV-je profesionale, në shkrimin e një letre motivuese mbresëlënëse, dhe që të përgatiteni për një intervistë të jashtëzakonshme, atëherë QESH është vendi ku ju duhet të shkoni.
QESH është zyrja që do të përkujdeset për zhvillimin tuaj akademik dhe profesional nga viti juaj i parë në Kolegjin Heimerer e deri tek viti përfundimtar, diplomimi juaj dhe fillimi i karrierës suaj.
Arta Bekaj, udhëheqësja e QESH, ka mbaruar bachelor-in në fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet master Media dhe Komunikim-Zhvillimi Politik dhe i Organizatave. Ka punuar 2 vjet si gazetare në një nga televizionet e Kosovës, kurse nga viti 2016 punon në Kolegjin Heimerer. Ka përvojë në proceset e lidhura për regjistrim, mbështetje për zhvillim në karrierë të studentëve, në ngritjen e nivelit të studentëve për krijimin e sistemit funksional dokumentativ, si dhe në sigurimin e implementimit të prioriteve të qendrës së studentëve. Ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare për komunikim, edukim medial, planifikim, raportim, fotografim, menaxhim, marketing digjital, proprotokoll, vizita studimore jashtë vendit, diversitet dhe gjithëpërfshirje në vendin e punës.