/jetaneprishtine
QYTETI PA LUM, PO ME STUDENTA SHUMË!
Prishtina natën
SHEGË BAHTIRI
Udhëheqëse e Zyrës së Hulumtimeve
Zyra për Hulumtime synon të zhvillojë aftësitë hulumtuese dhe komunikuese të studentëve duke mbështetur idetë hulumtuese të studentëve dhe realizimin e tyre, ne synojmë ndërlidhjen e pjesës teorike në praktikë. Kjo zyrë është në bashkëpunim të ngushtë me këshillin akademik, koordinatorin e programeve studimore, dhe punëtorët shkencorë me qëllim që të identifikoj nevojat e institucionit për hulumtim dhe të vijë në përfundime për orientimet hulumtuese që duhet të ketë institucioni. Gjithashtu, luan rol të rëndësishëm në mbështetjen e punëtorëve shkencorë dhe studentëve në orientimin dhe procesin e mësimit të aktiviteteve hulumtuese.
Znj. Shegë Bahtiri ka përfunduar studimet Master në Psikologji në Universitetin e Lundit, dhe studimet Bachelor në Psikologji, në Universitetin e Prishtinës. Ajo udhëheq programin për hulumtime në Institutin e Evropës Juglindore për Shëndetësi dhe Politika Sociale. Në Kolegjin Heimerer, ajo koordinon hulumtimet akademike në Prorektoratin për Hulumtime.
Znj. Bahtiri ka qenë e angazhuar për hulumtim të politikave me UNDP-në dhe Zyrën e Kryeministrit, dhe si bashkëpunëtore në Qendrën për Hulumtime të të Drejtave të Njeriut në Universitetin R.I.T në Kosovë. Më herët ka qenë drejtore ekzekutive e organizatës Sbunker, dhe ka shërbyer si psikologe udhëheqëse në programin e TOKA-s për ndërhyrjes në komunitet. Fushat e saj të interesit përfshijnë mekanizmat e shëndetit mendor dhe sistemet me politika të shëndetit publik.

Veranda D4, Hyrja C dhe D Lagja Kalabri,
(Rruga për Veternik), 10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

+ (383) 49 947 612

+ (383) 49 947 343

info@kolegji-heimerer.eu