Infermieri
16 Gusht, 2023 2024-07-03 9:47Infermieri
180 KREDI ECTS
Të diplomuarit e këtij programi mund të punojnë si infermierë komuniteti, infermierë në biomjekësi, infermierë të shëndetit mendor, infermierë hulumtues, infermierë kirurgjikë, infermierë pediatrikë, infermierë të shëndetit primar, apo infermierë të avancuar.
PROGRAMI
Programi Bachelor i Infermierisë në Kolegjin Heimerer i ofron studentëve një përgatitje akademike të pakrahasueshme në një mjedis profesional që i trajnon ata për një jetë si infermier të kualifikuar. Programi i Infermierisë ofron një arsimim praktiko-teorik dhe profesional. Kurrikula e programit merr parasysh ndryshimet drastike dhe zhvillimet dinamike në fushën e kujdesit shëndetësor dhe infermieri të identifikuara në konsultim me partnerë të fushës, ekspertë të disiplinës dhe hulumtime të ndryshme. Pjesa akademike e programit plotësohet me orë praktike obligative ku studentët akumulojnë përvojë pune në ambiente brenda ose jashtë kampusit.
Të diplomuarit e këtij programi bëhen gati të tejkalojnë pritshmëritë e një kujdesi të thjeshtë për pacientët. Përgjegjësitë e një infermiere/i po shtohen çdo ditë dhe programi i Infermierisë në Kolegjin Heimerer merr parasysh nevojën për të arsimuar infermierë të përgatitur për ndërhyrje të ndërlikuara. Prandaj, Bachelor i Infermierisë në Kolegjin Heimerer i jep rëndësi kujdesit që merr parasysh nevojat individuale të pacientit. Ky program arsimon profesionistë kompetent të cilët kanë vullnet dhe janë të gatshëm të informojnë pacientët në lidhje me procesin e trajtimit.
Kampusi i Kolegjit Heimerer ofron laboratore të jashtëzakonshme me pajisje bashkëkohore dhe teknologjinë më të fundit ku studentët mund të përjetojnë përgjegjësitë e një infermiere/i në një mjedis të vërtetë spitalor. Stafi akademik i këtij programi siguron që studentët të marrin mbështetjen, këshillat, dhe mentorimin e duhur në mënyrë që studentët të shkëlqejnë në fushën e kujdesit shëndetësor. Si një infermier që vecse posedon përvojë praktike, studentët e Kolegjit Heimerer do të kenë përparësi të dukshme në tregun e punës.
Për shkak të përkushtimit të Kolegjit Heimerer për përgjegjësi dhe ndikim shoqëror, studentët dhe të diplomuarit e këtij programi do të punojnë edhe drejt ngritjes së vetëdijes mbi çrregullimet e gjuhës dhe të folurit si pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme.

BSC. INFERMIERI
Kosto
Financiare
2,400.00 €
Cmimi i vitit I
me bursë
me bursë
1,920.00 €
Cmimi i vitit II
me bursë
me bursë
1,920.00 €
Cmimi i vitit III
me bursë
me bursë
BURSË
35%
20% për Studentet që kalojnë provimin pranues me sukses dhe kanë sukses të lartë në vitin e parë dhe të dytë fitojnë 20% bursë (duke përfshirë gjuhën gjermane)
Studentët që kalojnë provimin pranues me sukses dhe kanë sukses të lartë në shkollimin paraprak fitojnë bursë 20% (duke përfshirë gjuhën gjermane) për studimet BSc.
Studentët që kalojnë provimin pranues me sukses dhe kanë sukses të lartë në shkollimin paraprak fitojnë bursë 20% (duke përfshirë gjuhën gjermane) për studimet BSc.
Kushtet për përfitimin e bursës në vitin e parë:
40% | Provimi pranues
30% | Testi i matures
30% | Suksesi (shkolla e mesme)
40% | Provimi pranues
30% | Testi i matures
30% | Suksesi (shkolla e mesme)
BSC. INFERMIERI
Stafi
Akademik
Ph.D. cand. Besarta Taganoviq
Dekane
Prof. Ass. Dr. Petrit Beqiri
Bartës
Prof. Ass. Dr. Naime Brajshori
Bartëse
Prof. Ass. Dr. Blerim Hetemi
Bartës
Prof. Ass. Dr. Flaka Siqeca
Bartëse
MSc. Arjeta Zhubi
Përgjegjëse për mësim
Mësimdhënëse
MSc. Flaka Emini
Përgjegjëse për praktika
Mësimdhënëse
Prof. Ass. Dr. Bernard Tahirbegolli
Mësimdhënës
Prof. Ass. Dr Linda Ukimeraj Harris
Mësimdhënëse
PhD. Cand. Kaltrina Azizi
Prof. Ass. Dr. Gazmend Bojaj
Mësimdhënës
Prof. Ass.Vjose Hajrullahu
Mësimdhënës
Prof. Ass. Dr. Bujar Obertinca
Mësimdhënës
Prof. Ass. Dr. Ilirjana Alloqi
Mësimdhënëse
Prof. Ass. Dr. Agim Osmani
Mësimdhënës
Prof. Ass. Dr. Nevzat Shemsedini
Mësimdhënës
PhD. Rukije Mehmeti
Mësimdhënëse
Ph.D. Ganimete Zogaj
Mësimdhënëse
PhD. Ditar Kabashi
Mësimdhënës
PhD. Shehide Qerimaj Lushtaku
Mësimdhënëse
MD. Nazmi Kolgeci
Mësimdhënës
MSc. Cand. Liridon Marku
MSc. cand. Perparim Halili
Mësimdhënës
MD. Gloriosa Dobra
Asistente
Mësimdhënëse
Dr. Njomza Uka
Mësimdhënëse
PhD. Cand. Klara Cahani
Mësimdhënëse
Ph.D. cand. Kaltrina Azizi
Mësimdhënëse
Ph.D. cand. Adelina Lahu
Mësimdhënëse
Ass. MSc. Clemens Pappitz
Mësimdhënës
Mr.pharm. Blerta Haxha
Mësimdhënëse
MSc. Aferdita Mustafa
Mësimdhënëse
MSc. Elona Bellaja
Mësimdhënëse
MSc. Liridon Marku
Mësimdhënës
MSc. Florent Nimani
Asistent
Mësimdhënës
MSc. Fitore Bajraktari
Mësimdhënëse
MSc.cand. Endrit Nimani
Mësimdhënës
MSc.cand. Else Zejnullahu
Mësimdhënëse
MSc.cand. Lulzim Gashi
Mësimdhënës
MSc.cand. Donjeta Krasniqi
Mësimdhënëse
BSc. Edita Krajkova
Asistente
Mësimdhënëse
BSc. Erza Preteni
Asistente
Mësimdhënëse
Diellza Lipovica
Asistente
Mësimdhënëse
BSC. INFERMIERI
Kurrikula 2023-2026
SEMESTRI i
Bazat e Infermierisë
Etika dhe komunikimi në kujdesin infermieror
Anatomi, fiziologji dhe patologji
Metodat e edukimit dhe promovimit shëndetësor
Gjuhë angleze në infermieri
Legjislacioni në Infermieri
Lëndë zgjedhore
SEMESTRI II
Gerontologji dhe kujdesi infermieror në geriatri
Rehabilitimi
Farmakologjia
Mikrobiologji dhe parazitologji
Praktikë klinike
Lëndë zgjedhore
SEMESTRI III
Pediatria dhe kujdesi infermieror për fëmijë dhe adoleshentë
Gjinekologji dhe obstetrikë me kujdes infermieror për shëndetin e gruas
Shëndeti publik
Praktikë klinike
Lëndë zgjedhore
SEMESTRI IV
Kujdesi infermieror te pacientët me sëmundje të brendshme
Psikologji në infermieri dhe kujdes shëndetësor
Sociologjia e shëndetit dhe sëmundjes
Hulumtimi në infermieri dhe shkrimi akademik
Praktikë klinike
Lëndë zgjedhore
SEMESTRI V
Kujdesi infermieror në shëndetin mendor me psikiatri
Infermieria në kujdesin shtëpiak
Organizimi menaxhimi dhe udhëheqja në shëndetësi dhe kujdesin infermieror
Praktikë klinike
Lëndë zgjedhore
SEMESTRI VI
Kujdesi infermieror për pacientët e kirurgjisë
Ndihmë urgjente në shëndetësi në rrethana të veçanta
Lëndë zgjedhore
Praktikë klinike
Punim diplome
bsC. INFERMIERI
Praktikat
2023-2026
Viti I
Semestri II
Studentët do të praktikojnë njohuritë e tyre teorike direkt të individët dhe/ose komuniteti me apo pa sëmundje, do të mësojnë të punojnë në një ekip të përbashkët më profesionist shëndetësor, të organizojnë, zbatojnë dhe vleresojnë kujdesin infermieror tek pacientët e të gjitha grupmoshave në nivelin e kujdesit shtëpiak dhe spitalor, në fushat kurative, preventive, rehabilitim dhe kujdesit paliativ në Geriatri.
Viti II
Semestri III
Studentët do të praktikojnë njohuritë e tyre teorike direkt të individët dhe fëmijët me apo pa sëmundje, do të mësojnë të punojnë në një ekip të përbashkët me profesionistë shëndetësor, të organizojnë, zbatojnë dhe vleresojnë kujdesin infermieror në nivelin e kujdesit spitalor në fushat kurative tek pacientët e Gjinekologjisë me Obstetrik dhe Pediatri.
VITI II
SEMESTRI IV
Studentët do të praktikojnë njohuritë e tyre teorike direkt të individët dhe komunitetit me apo pa sëmundje, do të mësojnë të punojnë në një ekip të përbashkët me profesionistë shëndetësor, të organizojnë, zbatojnë dhe vleresojnë kujdesin infermiror tek pacientët e të gjitha grupmoshave në nivelin e kujdesit spitalor në fushat kurative tek pacientët e mjekësisë Interne.
VITI III
SEMESTRI V
Studentët do të praktikojnë njohuritë e tyre teorike direkt te individët dhe/ose komuniteti me apo pa sëmundje, do të mësojnë të punojnë në një ekip të përbashkët me profesionistë shëndetësor, të organizojnë, zbatojnë dhe vleresojnë kujdesin infermiror tek pacientët e të gjitha grupmoshave në nivelin e kujdesit spitalor në fushat kurative tek pacientët në kujdesin shtëpiak dhe kujdesin spitalor në Neurologji dhe Psikiatri ,do të mësojnë të vlerësojnë gjendjen e vetëdijes së pacientit me çrregullime mendore, hospitalizimin e pavullnetshëm të pacientëve, komunikimi me pacientët me çrregullime të ndryshme mendore.
VITI III
SEMESTRI VI
Studentët do të praktikojnë njohuritë e tyre teorike direkt të individët dhe/ose komunitetit me apo pa sëmundje, do të mësojnë të punojnë në një ekip të përbashkët me profesionistë shëndetësor, të organizojnë, zbatojnë dhe vleresojnë kujdesin infermieror në nivelin e kujdesit spitalor në fushat kurative tek pacientët e Kirurgjisë.
bsC. INFERMIERI