Fillon e faza e pilotimit të modelit të ri të veprimit në kuadër të projektit SMAHPC

Edhepse kohë pandemie, studentët dhe stafi i Kolegjit Heimerer, si dhe universiteteve partnere të projektit SMAHPC, Universitetit “Kadri Zeka” dhe “Fehmi Agani”, si dhe OJQ “Autizmi” nuk po ndalen së bashkë-vepruari.

Sot, nga ora 11-12:30 afër 100 studentë, staf akademik dhe profesionist të licensuar krysisht nga programet e tyre akademike përkatëse, po marrin pjesë në punëtorinë online.

Kjo seancë demonstruese online shënon fillimin e fazës së pilotimit të Modelit të ri të veprimit, të dizajnuar në bashkëpunim me partneret ndërkombetarë (Universitet Metropolia dhe Universiteti JAMK nga Finlanda, si dhe Universiteti Manisa nga Turqia).

Kjo seancë fokusohet në fazën e diagnostifikimit dhe vleresimit, sipas qasjes multidisiplinare, praktikës së bazuar në evidencë, përfshirjen e pacientit (anëtarëve të familjes).

Faza pilotuese në fjalë pritet të zgjasë deri në qershor 2020, dhe përmban edhe 3 seanca të ngjajshme që do të zbatohen afërsisht cdo dy javë.

Ligjërata në fjalë do të ofrohet përmes platformës MOODLE (https://moodle.kolegji-heimerer.eu/mod/bigbluebuttonbn/view.php?idë9306) dhe secili staf dhe studentë i Kolegjit tonë mund të kyqet me emailat e tyre.