EYE – Erasmus for Young Entrepreneurs

Që nga shkurti i vitit 2020, Kolegji Heimerer është pjesë e projektit European Entrepreneurs Everywhere (EEE) në kuadër Erasmus for Young Entrepreneurs (EYE) të Bashkimit Evropian (EYE). EYE është një program ndërkufitar shkëmbimi i cili u jep sipërmarrësve të rinj ose aspirues mundësinë për të mësuar nga sipërmarrës me përvojë që drejtojnë biznese të vogla në vendet e tjera pjesëmarrëse.

Projekti synon mbrojtjen, fuqizimin dhe rritjen e numrit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme duke pasur parasysh rendësinë e NVM në zhvillimin ekonomik. Projekti ka qëllim të sigurojë mundësinë e 111 sipërmarrësve të rinj për të zbatuar dhe zhvilluar më mirë si dhe për të pasur mundësinë për t’i ndërkombëtarizuar idetë e tyre të biznesit, duke kaluar një periudhë kohore në një vend tjetër të BE-së duke hulumtuar, diskutuar dhe mësuar nga sipërmarrës me përvojë dhe të suksesshëm, si dhe në në të njëjtën kohë duke përmirësuar aftësite gjuhësore dhe të biznesit. Të gjitha këto bashkëfinancohen nga Bashkimi Evropian.

Në përputhje me këtë, E.E.E. u ofron mundësinë mbi 111 sipërmarrësve me ekperiencë për të rënë në kontakt me ide të reja, strategji, furnizues të mundshëm dhe / ose klientë, duke mentoruar ndërmarrësit e ardhshmëm në Evropë. Kjo në mënyrë më praktike nënkupton fillimin e marrëdhënieve të reja dhe – pse jo edhe qasje në tregje të reja.

Projekti EEE do të zgjasë 36 muaj dhe në përbërjë ka 10 partnerë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian si dhe për herë të parë edhe partnerë nga Ballkani Perëndimor. Më konkretisht partnerët janë nga vendet si vijon: Instituto Formazione Operatori Aziendali dhe Associazione Nazionale Consulenti dei Lavoro nga Italia, Hellenic Federation of Enterprises [IVEPE-SEV] nga Greqia, KAVKA vzw nga Belgjika, KEJAL scic sarl nga Franca, Kuressaare Gümnaasium-Osilia  nga Estonia, Zana Predak nga Mali i zi, Unternehmer ohne Grenzen nga Gjermania dhe Kosova Women 4 Women dhe Kolegji Heimerer nga Kosova.

Më shumë detaje për programin EYE mund të gjeni në webfaqen zyrtare: https://www.erasmus-entrepreneurs.eu/

Personi kontaktues: znj. Lirije Palushi – koordinatore e projektit

Email: lirije.palushi@kolegji-heimerer.eu