Ergoterapi
29 Gusht, 2023 2024-11-08 18:07Ergoterapi
180 KREDI ECTS
Ergoterapia është një profesion shëndetësor i përqendruar tek klienti që merret me promovimin e shëndetit dhe mirëqenies përmes profesionit. Qëllimi kryesor i ergoterapisë është t'u mundësojë njerëzve të rikthejnë aftësitë e humbura në zbatimin e aktiviteteve të jetës së përditshme. Ergoterapeutet ofrojnë shërbime profesionale në kushte të shtëpisë, institucione arsimore (shkolla dhe kopshte), mjedise pune, qendra të shëndetit mendor, shtëpi për të moshuarit, qendrat rehabilituese, spitale, klinika private, klinika e psikiatrisë, klinika e neurologjisë...
PROGRAMI
Bachelor në Ergoterapi (Occupational Therapy) arsimon ergoterapeutët me aftësi të nivelit të lartë të cilët synojnë të përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit, i krijuar sipas standardeve të vendosura nga Rrjeti Evropian i Ergoterapisë në Arsimin e Lartë (ENOTHE) dhe Federata Botërore e Ergoterapeutëve (WFOT).
Programi i Ergoterapisë në Kolegjin Heimerer është një përvojë arsimore që zhvillon dhe frymëzon pasionin e studentëve për të ndikuar në shëndetin fizik dhe mendor të njerëzve. Ky program është i dizajnuar të trajnoj aftësitë, njohuritë dhe cilësitë personale që një terapist profesionist duhet t’i ketë në mënyrë që të ndihmojë fëmijët të menaxhojnë aftësinë e kufizuar, të asistojë të moshuarit të përballojnë probleme funksionale të ndryshme shëndetësore dhe të kthehen në aktivitetet e tyre të përditshme ose të jetë pjesë e procesit të rikuperimit të individëve pas një aksidenti.
Studentët që bëhen pjesë e programit dëshirojnë të zbulojnë strategji dhe metoda inovative për t’i shtyer njerëzit drejt një jete të shëndetshme dhe kuptimplote pavarësisht nga aftësia e kufizuar, mosha, apo kufizimet tjera.
Që nga dita e parë, përmes këtij programi, studentëve i’u mundësohet të bëjnë përvojë praktike në një shumëllojshmëri të mjediseve të kujdesit shëndetësor. Studentët e programit të ergoterapisë do të kenë mundësinë të praktikojnë, vëzhgojnë dhe demonstrojnë hapat në procesin e ergoterapisë me klientët real nëpër klinikat, shkollat dhe qendrat ku shërbejnë njërëzit që kanë vështirësitë për të marrë pjesë në aktivitetet e jetës së përditshëm që dëshirojnë, duhet të bëjnë apo janë të pritur për t’i bërë.
Ergoterapia kërkon një trajtim në bazë individuale të klientëve. Gjatë këtij programi në Kolegjin Heimerer, studentët do të mësojnë të vlerësojnë çështjet unike dhe trajtimin e veçantë bazuar në nevojat individuale, psikologjike, mjedisore dhe sociale të klientit. Sesionet e terapisë përqëndrohen në një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së klientit dhe rekomandim për ndryshime në shtëpinë e klientit apo mjedise të tjera (p.sh., në punë, në shkollë). Për më tepër, një student i Ergoterapisë do të zhvilloj edhe aftësitë edukuese dhe udhëzuese në mënyrë që të vetëdijësojë edhe anëtarët e familjes dhe kujdestarët e klientit.

BSC. ERGOTERAPI
Kosto
Financiare
1,900.00 €
Cmimi i vitit I
me bursë
me bursë
1,710.00 €
Cmimi i vitit II
me bursë
me bursë
1,710.00 €
Cmimi i vitit III
me bursë
me bursë
BURSË
38%
20% për Studentet që kalojnë provimin pranues me sukses dhe kanë sukses të lartë në vitin e parë dhe të dytë fitojnë 20% bursë (duke përfshirë gjuhën gjermane)
Studentët që kalojnë provimin pranues me sukses dhe kanë sukses të lartë në shkollimin paraprak fitojnë bursë 20% (duke përfshirë gjuhën gjermane) për studimet BSc.
Studentët që kalojnë provimin pranues me sukses dhe kanë sukses të lartë në shkollimin paraprak fitojnë bursë 20% (duke përfshirë gjuhën gjermane) për studimet BSc.
Studentët mund të përfitojnë plus 10% bursë nëse janë në listën e Dekanit; që i bie duhet pasur notën mbi 9.0 , të ketë të likuiduar vitin paraprak dhe të ketë sjellje që përkojnë me vlerat institucionale.
Kushtet për përfitimin e bursës në vitin e parë:
40% | Provimi pranues
30% | Testi i matures
30% | Suksesi (shkolla e mesme)
Kushtet për përfitimin e bursës në vitin e parë:
40% | Provimi pranues
30% | Testi i matures
30% | Suksesi (shkolla e mesme)
BSC. ERGOTERAPI
Stafi
Akademik
Prof. Ass. Dr. Sc. Muljaim Kacka
Dekan
Ligjerues
Prof. Ass. Dr. Sc. Ana Poposka
Ligjeruese
PhD. Cand. Ass. Elina Morina
Koordinatore për Hulumtime
Ligjeruese
PhD. Shukrije Baruti
Ligjeruese
PhD. Cand. Selim Tahiraj
Ligjërues
MSc. Miran Nebihu
Asistent
Prof. Ass. Dr. Sc. Valon Morina
Ligjerues
BSc. Diellza Grajqevci
Asistente
MSc. Resmije Sopa
Përgjegjëse për mësim dhe për praktika
BSC. ERGOTERAPI
Kurrikula 2023-2026
SEMESTRI i
Hyrje në strukturat e sistemit shëndetësor
Gjuhë Angleze
Shkrim Akademik
Psikologji e përgjithëshme
Shëndeti i njeriut: Anatomi me fiziologji
Performanca profesionale gjatë gjithë jetës
SEMESTRI II
Zhvillimi pediatrik i fëmijëve
Neurologji
Gjenetika dhe kushtet shëndetësore
Praktika klinike
Gjuhë angleze profesonale
Teoria dhe Historia e Ergoterapisë
Procesi dhe diagnostikimi: Qasje e klientit ne qendër
SEMESTRI III
Praktika e bazuar në dëshmi
Praktika klinike
Fushat e angazhimit
Trajtimi OT 1: Trajtimi neurozhvillimor dhe kornizat e referencës së integrimit ndijor
Artizanat dhe teknikat krijuese I – Modalitetet e trajtimit
Trajtimi OT II: Kornizat psikosociale të referencës: Shëndeti Mendor
SEMESTRI IV
Statisikë dhe epidemiologji
Familja dhe rehabilitimi
Praktika Klinike
Rehabilitimi i duarve
Trajtimi OT 3: Kornizat e Referencave të Rehabilitimit Profesional
Artizanat dhe teknikat krijuese II – Zanati në ndërhyrje
SEMESTRI V
Hyrje në metodat kualitative dhe kuantitative të hulumtimit
Çështje etike dhe diversiteti
Bashkëpunimi profesional
Praktika Klinike
Teknologjia ndihmëse dhe përshtatja mjedisore
Trajtimi OT 4 tek të moshuarit
SEMESTRI VI
Tema Bachelors
Praktika klinike
bsC. ERGOTERAPI
Praktikat
2023-2026
Studenti është i detyruar të ndjekë një praktikë prej 1050 orësh, të ndara në 5 praktika klinike:
1. Praktika Klinike 1 – 150H / 5 ECTS
2. Praktika Klinike 2 – 150H / 5 ECTS
3. Praktika Klinike 3 – 150H / 5 ECTS
4. Praktika Klinike 4 – 150H/ 5 ECTS
5. Praktika Klinike 5 – 450H / 15 ECTS
Praktika klinike për studentët e profilit të ergoterapisë ndahet në disa semestra, fillon nga semestri i dytë
dhe përfshin deri në semestrin e gjashtë. Kjo praktikë ofron përvojë në shërbimet e shëndetit mendor dhe
problemeve fizike në mjediset komunitare dhe institucionale.
Kohëzgjatja e praktikës rishikohet për të
siguruar që ndërthurja me modulet e tjera të mësimit ndodhë me sukses.
Studentët mund të praktikojnë në një shumëllojshmëri institucionesh shëndetësore në Kosovë, duke
përfshirë shërbimet në institucionet publike dhe private. Koha e praktikës ndryshon sipas nivelit të
studentit, dhe ata duhet ta kalojnë çdo nivel të praktikës para se të vazhdojnë më tej. Nëse studenti nuk e
kalon praktikën, mund të rifillojë në një mjedis të ngjashëm. Kontakti dhe mbështetja ndjekin studentët
dhe mentorët gjatë gjithë kohës, dhe vlerësimi i praktikës siguron informacion për përmirësimin e
përvojës së punësimit.
Procesi i monitorimit përfshin vizita të rregullta dhe ndërlidhje me tutorët e terapisë okupacionale për të
siguruar cilësi të lartë. Praktika ofron një panoramë të fushave të profesionit të ergoterapisë dhe ndihmon
studentët të zgjedhin karrierën e tyre të ardhshme. Mentorët klinik janë të pranishëm në shumë nivele të
sistemit shëndetësor në Kosovë, duke ofruar një gamë të gjerë të përvojës së praktikës.
Studentët fillimisht praktikojnë në mjedise me persona me aftësi të kufizuara dhe në qendrat e autizmit,
duke përjetuar praktikën në formën e vëzhgimit dhe më pas zhvilluar në shkolla fillore me fëmijët e
klasave të bashkangjitur në institucione arsimore. Kjo praktikë i’u ofron studentëve një përvojë të
vlefshme dhe lehtëson identifikimin e mundësive për punë të ardhshme.
bsC. ERGOTERAPI