Heimerer Student Center

>

Heimerer Student Center

Matura – Tani çfarë?

Cili është pasioni juaj? Cili do të ishte programi i duhur për ju? Çfarë dëshironi të bëheni? Le t’ju tregojmë pse e gjithë kjo është e rëndësishme të merret në konsideratë dhe si mund të zbuloni se çfarë është më e mira për ju.

Pavarësisht se çfarë lloj personi jeni, ne do t’ju ndihmojmë të gjeni programin që është i duhuri për ju! Pasionet tuaja personale janë tuajat dhe ato mund të mos jenë të njëjta me ato të miqve apo prindërve tuaj. Ju zgjedhni drejtimin tuaj.

Roli i Zyrës për Zhvillim të Karrierës është të përkrahë studentet e KH në zhvillimi e tyre gjatë studimeve, për të arritur qëllimet e tyre profesionale/të karrierës pas studimeve. Qendra e Studentëve Heimerer fokus ka përgatitjen profesionale dhe rritjen e eksperiencave të punës gjatë studimeve, dhe mundësive për punësim pas studimeve për studentët.

Kjo zyre përkujdeset që të gjithë studentët e Kolegjit Heimerer të jenë profesionalisht të përgaditur që me sukses të ballafaqohen me të gjitha sfidat që i sjellë një karier e bujshme. Nëse keni nevojë për ndihmë në përzgjedhjen e karrierës, në ndërtimin e një CV-je profesionale, në shkrimin e një letre motivuese mbresëlënëse, dhe që të përgaditeni për një intervistë të jashtëzakonshme, atëherë QESH është vendi ku ju duhet të shkoni.

QESH është zyrja që do të përkujdeset për zhvillimin tuaj akademik dhe profesional nga viti juaj i parë në Kolegjin Heimerer e deri tek viti përfundimtar, diplomimi juaj dhe fillimi i karrierës suaj.