Drejtori i arsimit në Komunën e Uskudarit nga qyteti i Stambollit, Ishak Aslan realizon një vizitë në Kolegjin Heimerer.

Drejtori i arsimit në Komunën e Üsküdarit nga qyteti i Stambollit, Ishak Aslan, së bashku me drejtorin e shkollës speciale, profesor Ahmet Yalçın Hocaoğlu dhe zëvendësdrejtorin Hüsein Inözü, më 2 korrik 2019, realizuan një vizitë në Kolegjin Heimerer.
Gjatë qëndrimit të tyre në Kolegjin Heimerer, ata u takuan me zv.Kryetaren e Bordit Drejtues PhD. Naime Brajshori, Prorektorin për Mësim Florim Gallopeni, Dekanin e Pedagogjisë Profesionale në Shëndetësi PhD. Bernard Tahirbegolli dhe Jeta Loshajn nga Zyra e Prorektoratit për Bashkëpunim Ndërkombëtarë dhe Projekte.
Bashkëpunimi ndërmejt Kolegjit Heimerer dhe institucioneve që na vizituan do të thellohet më tutje përmes nënshkrimit të Memorandumeve të Bashkëpunimit dhe vizitave studimore të studentëve të Kolegjit Heimerer.