Departamenti i Teknologjisë Informative

Departamenti i Teknologjisë Informative

Teknologjia informative është një nga konceptet më të rëndësishme në sektorin edukimit, jo vetëm në kuptimin e zhvillimit të shërbimeve dhe produkteve të reja për studentët.

Misioni dhe Përgjegjësitë

Misioni i Departamentit të TI-së është që t’i ofrojë institucionit zgjidhje dhe shërbime teknologjike dhe të udhëheqë zhvillimin e sistemit edukativ në mënyrë efektive dhe të sigurtë.

Përgjegjësitë kryesore janë:

Departamenti i TI-së është përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemit informativ të Kolegji Heimerer, të azhurnuar me ndryshimet e përshtatshme teknologjike. Me këtë qëllim, edhe stafi/studenti duhet t’i përcjellë vazhdimisht zhvillimet e fundit teknologjike në sektorin e TI-së.

Për sistemin informativ të Kolegji Heimererës rëndësi jetike ka siguria e nivelit të lartë. Për këtë arsye, e gjithë infrastruktura e Kolegji Heimererës, përfshirë edhe rrjetat, janë në monitorim dhe kontrollim të vazhdueshëm nga ana e stafit. Përveç sigurisë së rrjetit, nëpërmjet monitorimit mundësohet edhe siguria fizike e pajisjeve të TI-së.

Qasjet në sistemin Kolegji Heimerer; qasjet përbrenda rrjetit dhe qasjet nga largësia janë të autorizara dhe të menaxhuara nga Departamenti i TI-së. Ato u jepen personave përkatës me qëllim të kryerjes së detyrave të caktuara në mënyrë të sigurtë. Tentimet për qasje të pa-autorizuara refuzohen automatikisht.

Qasja në internet është e rregulluar në bazë të kategorisë së faqeve. Sistemi i filtrimit të web-it parandalon qasjen e përdoruesve në faqe të dëmshme dhe të padëshiruara.

Në aspektin e ruajtjes dhe fshehtësisë së të dhënave, sërish Departamenti i TI-së është përgjegjës për marrjen e aksioneve të duhura në pajtim me politikën e Kolegji Heimererës për të ofruar sigurinë e duhur për të dhënat e të përdoruesve të sistemit Kolegji Heimerer.

Departamenti i TI-së udhëheq me projektet në sistemin informativ të Kolegji Heimererës. Kërkesat e departamenteve tjera për projekte të ndryshme planifikohen nga ana e Menaxherit të Departamentit të TI-së dhe Bordi Ekzekutiv i Kolegji Heimererës dhe realizohen nga stafi i TI-së.

Departamenti i TI-së është përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemit dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ndeshen përdoruesit e sistemit.

Shërbimet në IT:

  • Mundësi trajnimi – Zhvillim profesional dhe personal
  • Punës praktike për studentë
  • Shërbimet elektronike

Ekipi Departamenti i Teknologjisë Informative

Ertan Iliyaz

Udhëheqës i TI-së ( Head of IT )

lindur në Prishtinë, Kosovë. Ka kryer Studimet ne Fakultetin Shkencave Teknike ne departamentin Teknologji Kompjuterike dhe Programim në Universtitetin Istanbul’it (Istanbul University). Në sektorin e TI, ka përvojë mbi nente (9) vite në sherbime te teknologjise se infrastruktures tek kompanite me madhësisë te vogla, mesatare dhe te medha . Aktualisht pozita eshte udheqesi i TI në institucionin e arsimit të lartë në Kolegjin Heimerer.​​

 

Dardan Beqiri

Administrator i Sistemit & Analist i infrastruktures se rrjetit (Sytem Administration & Network Infrastructure Analyst )

Është student i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në sektorin e TI, ka përvojë mbi tetë (8) vite në shërbimin e teknologjise se infrastruktures tek kompanite me madhësisë te vogla dhe te mesme

Në Kolegjin Heimerer është i angazhuar në departamentin e IT-së, në pozitën: Server, Network & Telecominucation Admin. Ka përgjegjësi 2’nd dhe 3’rd level support, eshte pergjegjes per krijimin e shërbimeve të reja, menaxhon Databazat, menaxhon rrjetin, ka krijuar dhe menaxhon Active-Directory, Unix & Microsoft servers admin, menaxhon VOIP, Backup-Solutions, Virtualization Solutions, Datacenter Setup & Support.

 

Artan Mehmeti

​​Mbështetje & Analist i tryezës për shërbime (PC Support & Service Desk Analyst )

 Është student i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ka trajnime të shumta në fushën e teknologjisë informative. Është një ndër radio-operatorët e parë të licensuar nga IARU, si dhe bashkë-themelues i Radio-klubit të FIEK.

Në Kolegjin Heimerer është i angazhuar në departamentin e IT, në pozitën e Helpdesk and Support Analyst.
Ka përgjegjësi në mbështetjen teknike të Stafit Administrativ si dhe në përkujdesjen e paisjeve teknike të profesorëve gjatë ligjëratave​

 

Besim Canolli

​Mbështetje & Analist i tryezës për shërbime (PC Support & Service Desk Analyst )

Lindur në Prishtinë, Republika e Kosovës. Aktualisht student në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Me përvoje pune mbi 18 vjeqare po ashtu në Universitetin e Prishtinës gjegjësishtë në Fakultetin e Mjekësisë.
Në Fakultetin e Mjekësisë ka ushtruar disa pozita të ndryshme, ndër më kryesore është puna në zyrëne TI-së, ka përvojë mbi pesëmbëdhjet vjeqare në shërbime të teknologjisë së informacionit.
Aktualisht i angazhuar në pozitën “Mbështetje & Analizë për shërbime të TI-së” në institucionit e arsimit të lartë “Kolegji Heimerer”.​​