Bsc.Teknik Laboratori

Shkenca Shëndetësore Diagnostike/ Profili Teknik Laboratori (BSc)

3 Vite | 180 Kredi

Me zhvillimet bashkëkohore në shkencë dhe teknologji tepër të sofistikuar, zhvillimi i diagnostikës mjekësore është një segment thelbësor i mjekësisë moderne.

Arsyeshmëria e programit studimor ndahet në arsyeshmërinë për tregun e punës në përgjithësi dhe në arsyeshmërinë në drejtim të tregut të punës të orientuar në profesion.

Sot është pothuajse e pamundur të punohet pa një ekip, në të cilin njëra nga hallkat është edhe mjekësia laboratorike, si një pikënisje për zbulimin e sëmundjeve, trajtimin e tyre dhe mjekimin e pacientëve. Diagnostika mjekësore laboratorike, është një fushë shkencore, që lidhet me funksionimin e laboratorëve klinik, me qëllim të diagnostikimit, trajtimit dhe parandalimit të sëmundjes. Ajo është e bazuar në parimet e biologjisë qelizore dhe molekulare që mundësojnë të kuptuarit e funksioneve normale dhe patologjike të trupit të njeriut. Ajo është një pikënisje për vendosjen e diagnozave nga më të të thjeshtat, deri te ato më komplekset.

Përshkrimi i Programit

Programi për “Teknik i Laboratorit” është në përputhje me misionin dhe parimet e funksionimit të institucionit. Programi studimor ‘’ Teknik Laboratori’’ ofron gradën BSc dhe përbëhet nga 6 semestra në 3 vjet të studimeve me orar të plotë (180 ECTS).

Studimet mundësojnë arritjen e njohurive dhe aftësive të cilat janë në përputhje me kërkesat e testeve klinike moderne që përdoren për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të njeriut. Është e nevojshme që vazhdimisht, të zhvillohen specializime shkencore dhe profesionale, në mënyrë që të aplikohen njohuri dhe teknologji të reja. Në studime, përkujdesemi për parimet etike dhe morale të nevojshme për bashkëpunim në mes të shfrytëzuesve të shërbimeve, kolegëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor.
Përshkrimi i veprimtarisë, tregon qartë se cilën fushë e mbulon diagnostika laboratorike: një ekspert i këtij profili është i kualifikuar për të punuar në procedurat komplekse analitike në diagnostikën mjekësore laboratorike. Në mënyrë të pavarur kryen hulumtime komplekse nga fusha e kimisë klinike, hematologjisë laboratorike, bakteriologjisë, parazitologjisë, virologjisë, mikologjisë, imunologjisë, histologjisë, citologjisë, transfuzionit, dhe mjekësisë eksperimentale dhe bërthamore.

Studimet janë multidisiplinare, njohuritë dhe aftësitë e fituara mundësojë që studentët të kuptojnë patofiziologjinë e sëmundjes, disa prej teknologjive diagnostike, trajtimin dhe monitorimin e pacientëve, dhe në këtë mënyrë ata bëhen bashkëpunëtorë të pazëvendësueshëm të ekipit mjekësor në aktivitetet klinike dhe shkencore.

Code Course Name Credit
SEMESTRI I I-rë
3 Shkenca Sociale te Aplikuara
3 Bazat te Bioanalizës
6 Baza të Biomjekësisë
7 Lëngje të trupit 1
SEMESTRI II-të
6 Vendosje Klinike 1
3 Vendosja Klinike II
3 Bazat e Komunikimit dhe Informacionit
3 Diagnoza Laboratorike, sistemet organike dhe Funksionet
6 Diagnoza Laboratorike- Lëngjet e trupit 2
6 Sistemet Organike dhe qelizat 1
SEMESTRI III-të
7.5 Sistemet organike dhe Qelizat 2
7 Struktura molekulare dhe qelizore
8.5 Diagnostike Laboratorike, Sistemet Organike dhe Qelizat
3 Metodat e Hulumtimit Shkencor
1 Reflektim ne procesin e mesimnxenjes 3+
3 Praktika Klinike II
SEMESTRI IV-të
2 Vendosje Klinike 2 (75 ore)
7 Informacion dhe Komunikim ndërkombetar
7 Diagnostika Laboratorike e Qelizave dhe Struktura Molekulare
5 Menaxhimi i cilesise ne sisteme shendetesore
4 Metodat e Hulumtimit Shkencor
5 Vendosja Klinike 2 (125 orë)
SEMESTRI V-të
10 Informacion dhe Komunikim Profesional
10 Menaxhim dhe Projektit dhe Hulumtimi
14 Vendosje Klinike III
SEMESTRI VI-të
8 Profesionalizmi dhe Akademizimi
4.5 Ligji dhe Ekonomia ne Sistemin e Ruajtjes se Shëndetit
7.5 Informacion dhe Komunikim Profesional 2
10 Vendosje Klinike III
Total Credits: 180
Total Credits: 0

Faculty

Sorry no post found.