Bsc Infermieri

Bsc Infermieri

3 Vite | 180 Kredi

Infermieri i kualifikuar me gradën Bachelor të këtij programi, bazuar edhe në definicionin e Këshilli ndërkombëtar të Infermierisë, është përgjegjës për planifikimin, kryerjen dhe vlerësimin e kujdesit shëndetësor në të gjitha mjediset, më qëllim të promovimit të shëndetit, parandalimin e sëmundjeve, kujdesin për të sëmurët dhe rehabilitimin. Roli i infermierit të arsimuar përmes këtij programi, bazuar ne Henderson – është që të ndihmojë individin e sëmurë apo të shëndoshë në kryerjen e aktiviteteve që kontribuojnë për shëndet, shërim ose vdekje të qetë; aktivitete këto që do ishin kryer nga individi në mënyrë të pavarur në qoftë se ai do kishte forcën ose njohuritë e nevojshme (Ë. Henderson, 1966).

Përshkrimi i Programit

Qëllimi i Programit BSc Infermieri është të përgatisë infermierë për realizimin profesional dhe të specializuar të kujdesit shëndetësor që i përgjigjet zhvillimit aktual të shkencës mjekësore, përdorimit të teknologjisë bashkëkohore në mjekësi dhe zotërimit të kompleksitetit dhe vështirësive të metodave diagnostike dhe trajtimit. Si fusha kryesore të edukimit ky program përfshinë: natyrën dhe parimet etike të profesionit, bazat e shëndetit dhe kujdesit shëndetësor, kujdesin shëndetësor të përgjithshëm dhe special sipas degëve specialistike mjekësore, kirurgjisë, shëndetin mendor dhe psikiatrik, kujdesin shëndetësor të fëmijëve dhe pediatrinë, kujdesin shëndetësor të nënës dhe të porsalindurit, kujdesit shëndetësor tek të moshuarit dhe pacientët geriatrik.

Përveç përmbajtjes së programit, orientuar në direktiva është përcaktuar edhe forma e mësimit dhe numri i orëve: mësimi teorik dhe praktika klinike me gjithsej 5400 orë / 180 ECTS KREDI kredi. Mësimi teorik përfshinë të paktën 1/3 e numrit të përgjithshëm të orëve, ndërsa pjesa praktike së paku 1/2 e numrit të përgjithshëm të orëve.

Të mësuarit përfshinë ligjëratat dhe punën e pavarur të studentëve – përgatitjen për provimet, puna në bibliotekë, detyrat e shtëpisë, praktika në mjedisin klinik.

  • Mësimi teorik fokusohet në përfitimin e njohurive profesionale, njohurive dhe aftësive që janë të nevojshme për organizimin dhe zbatimin e kujdesit të përgjithshëm shëndetësor.
  • Mësimi klinik përfshinë të mësuarit si pjesë e një ekipi dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me një individ të shëndoshë ose të sëmurë të komunitetit, si të organizojë, zbatojë dhe vlerësojë kujdesin ndaj pacientit, në bazë të njohurive dhe aftësive të fituara.
Code Course Name Credit
Semestri i I-të
Bazat e infermierisë 12
Etika dhe filozofia në kujdesin infermieror në përputhje me legjislacionin e kujdesit shëndetësor 3
Metodat në edukimin dhe promovimin shëndetësor 3
Mikrobiologji dhe parazitologji 3
Programi diagnostiko-terapeutik 3
Gjuhë angleze 3
Lendë zgjedhore 3
Semestri i II-të
Kujdesi për të moshuarit, gerontoligjia dhe rehabilitimi 24
Anatomi, Fiziologji dhe Patologji 3
Lëndë zgjedhore 3
Semestri i III-të
Kujdesi infermiore tek femijet dhe adoleshentet dhe Pediatrit 9
Kujdesi infermieror për shëndetin e gruas, Gjinekologji dhe Obstetri 15
Organizimi, Menaxhimi dhe udhëheqja në shëndetësi dhe kujdesi infermieror 3
Lëndë Zgjedhore 3
Semestri i IV-të
Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të brendshme 18
Psikologji në infermieri dhe kujdesin shëndetësorë 3
Sociologjia e shëndetit dhe sëmundjeve 3
Lëndë Zgjedhore I 3
Lëndë Zgjedhore II 3
Semestri i V-të
Kujdesi infermieror tek shëndeti mental dhe Psikiatria 12
Infermieria ne kujdesin Shtëpiakë 12
Lidershipi ne kujdesin infermieror 3
Lëndë Zgjedhore II 3
Semestri i VI-të
Kujdesi infermieror në kirurgji 18
Ndihma urgjente dhe kujdesi shëndetësor në rrethana të veçanta 3
Lëndë Zgjedhore 3
Punim Diplome 6
Total Credits: 180

Faculty