BSc Logopedi

Shkenca Shëndetësore për Profile Terapeutike,

specializimi Logopedi, Bsc

3 Vite | 180 Kredi

Shkenca e Logopedisë (Terapisë  së gjuhës dhe të folurit) është profesion i ri shëndetësor në Kosovë, që merret me zbulimin, vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve e të rriturve që kanë probleme në të folur, gjuhë, komunikim, me ata të cilët kanë vështirësi në gëlltitje, zë, shkrim e lexim.

Përshkrimi i Programit

Logopedi vlerëson natyrën, shtrirjen dhe intensitetin e çrregullimit dhe kërkon faktorët përgjegjës (psikologjik, neurologjik, afektiv, social dhe familjar). Shërbimet logopedike mund të përfshijnë vlerёsimin logopedik i cili konsiston në vёzhgimet e fёmijёs nё tё gjitha situatat, testin e zhvillimit tё gjuhёs, bisedёn me familjarët e tij dhe mendimin e specialistёve tё tjerё.

Nëse ju zgjidhni këtë fushë të kujdesit shëndetësor, ka shumëllojshmëri të praktikave për ju në specializim. Ju mund të zgjidhni për të punuar me fëmijët me autizëm, me fëmijët me Sindromë Down. Shumë Logopedë zgjedhin për të punuar dhe për të ndihmuar fëmijët të cilët paraqesin vështirësi në gjuhë dhe në komunikim, me anë të lojrave apo teknikave profesionale . Logopedët gjithashtu, punojnë në shkolla me nxënësit të cilët kanë vështirësi në të shkruar dhe të lexuar. Mund të keni interes të punoni me fëmijët me probleme dëgjimi apo me Implant Koklear, ku pas kësaj ndërhyrje kirurgjikale u nevojitet trajtim logopedik për të përfituar gjuhën.

 

Shërbimet logopedike zakonisht përfshijnë:

  • Një vlerësim individual, gjatë së cilës personi, familja dhe logopedi përcaktojnë qëllimet e personit (Klientit/Pacientit).
  • Ndërhyrje të përshtatur për të përmirësuar aftësinë e të folurit dhe komunikimit tek fëmijët dhe tek të rriturit për arritjen e objektivave të vendosura.
  • Një vlerësim të rezultateve për të siguruar qëllimet të cilat janë caktuar më parë, nëse janë përmbushur dhe/ose të bëjmë ndryshime në planin e ndërhyrjes.
  • Të propozojё një ekzaminim më të hollësishëm, të mbështesë në formën e këshillave, të kërkojë vlerёsime plotësuese dhe të vendosë oraret e një trajtimi logopedik.

Detyrë e rëndësishme e logopedit, e cila merr tjetër përmbajtje në kushtet e vendit tonë, është edhe sensibilizimi për problemet logopedike dhe rëndësinё e trajtimit tё tyre. Pёr kёtё ai merr pjesё nё trajnime tё ndryshme qё kanё si qёllim aftёsimin e fёmijёve pёr shkëmbime verbale.

Logopedët mund të ofrojnë shërbimet e tyre në:

  • spitale, klinika publike apo klinika private
  • qendra rehabilituese, qendra të shëndetit mendor dhe në institucionet parashkollore.
  • shtëpi apo shkolla.
  • qendra të ndryshme ku ofrohen trajtimet logopedike.
Code Course Name Credit
Semestri i I-rë
Shkrimi akademik 6
Kompetencat, historia dhe roli profesional në TFGJ 6
Gjuhë angleze 3
Gjuhë gjermane 3
Shkencat e sjelljes 6
Edukimi praktik: Orientimi ne multi diciplinaritet 4
Semestri i II- të
Shkencat gjuhësore 6
Hyrje në strukturat e sistemit shëndetësor 6
Shkencat biomjekësore 6
Metodat specifike në TFGJ me fokusim çrregullimet e gjuhës 8
Edukimi praktik : Orientimi në TFGJ 6
Semestri i III-të
Metodat specifike për TFGJ me fokusim çrregullimet e fituara të gjuhës 8
Arsyeshmëri Klinike 6
Dëshmia e bazuar në praktikë dhe të kuptuarit e hulumtimit 6
Edukimi praktik; Procesi diagnostikues 12
Semestri i IV-të
Metodat specifike për TFGJ me fokusim çrregullimet e zërit 6
Metodat specifike për TFGJ me fokusim çrregullimet tek të folurit 8
Statistika dhe epidemiologjia 6
Edukimi praktik: planifikimi dhe zbatimi i trajtimit 12
Semestri i V-të
Hyrje në metodat kualitative dhe kuantitative të hulumtimit 6
Metodat specifike në TFGJ me fokusim çrregullimet e gëlltitjes 6
Edukimi praktik: Procesi i terapisë dhe evaluimi 18
Semestri i VI-të
Bashkëpunimi ndërprofesional 4
Çështjet etike dhe diversiteti 6
Hyrje në ekonominë biznesore, 4
Punimi i diplomës bachelor 12
Total Credits: 180

Faculty