BSc Ergoterapi

Shkenca Shëndetësore për profilet Terapeutike, specializimi Ergoterapi, Bsc

3 Vite| 180 Kredi

Shkenca e Ergoterapisë (Terapia e punës) është profesion i ri shëndetësor në Kosovë, që ka të bëjë me rikthimin e funksioneve tek personat me aftësi të kufizuara ose me nevoja të veçanta nëpërmjet përfshirjes së tyre në aktivitetet e jetës së përditshme, ku klienti/pacienti është gjithmonë në qendër.

Përshkrimi i Programit

Ergoterapia ndihmon njerëzit e të gjitha moshave që të angazhohen plotësisht në aktivitetet e jetës së përditshme dhe nga puna e tyre si për shembull: duke u veshur, gjatë gatimit, gjatë ngrënies së ushqimit dhe vozitjes. Kjo është shumë e nevojshme në karrierë dhe për një punësim të mirë.

Nëse ju zgjidhni këtë fushë të kujdesit shëndetësor, ka shumëllojshmëri të praktikave për ju në specializim. Ju mund të zgjidhni për të punuar me fëmijët që kanë paraliza cerebrale ose mund të punoni me fëmijët me sindromin Down. Shumë ergoterapistë zgjedhin për të punuar dhe për të ndihmuar fëmijët në “angazhim” gjatë fëmijërisë së tyre, ku kjo përfshin mësimin, lojrat e fëmijërisë dhe rritjen e tyre. Ergoterapistët po ashtu, punojnë në shkolla me studentët të cilët kanë probleme me vështirësi në të mësuar ose me problemet e sjelljes. Ju mund të keni interes të punoni me njerëzit e moshës së thyer (të vjetër) në shtëpitë e tyre ose në ndonjë shtëpi integruese për të moshuarit, duke i ndihmuar ata që të përmirësohen/shërohen prej ndonjë goditje në kokë (Insultit Cerebro Vaskular – ICV) ose me sëmundjen e Alzaimer. Disa praktikues zgjedhin për të ndihmuar viktimat e aksidentit për të rifituar aftësitë e nevojshme, ose të ofrojnë ndihmë për njerëzit me sëmundje mendore.

Shërbimet ergoterapeutike zakonisht përfshijnë:

  • Një vlerësim individual, gjatë së cilës personi, familja dhe ergoterapisti përcaktojnë qëllimet e personit (Klientit/Pacientit).
  • Ndërhyrje të përshtatur për të përmirësuar aftësinë e personit në kryerjen e aktivitetet e jetës së përditshme dhe për të arritur qëllimet.
  • Një vlerësim të rezultateve për të siguruar që qëllimet të cilat janë caktuar më parë, janë përmbushur dhe/ose të bëjmë ndryshime në planin e ndërhyrjes.

Shërbimet ergoterapeutike mund të përfshijnë vlerësime të gjithanshme në shtëpinë e klientit dhe të mjediseve të tjera (p.sh., në vendin e punës, në shkollë), duke bërë rekomandime për adaptimin e pajisjeve/mjeteve dhe trajnimin e përdorimin të këtyre mjeteve,  po ashtu duke bërë një udhëzim dhe edukim për anëtarët e tjerë të familjes dhe të kujdestarëve. Ergoterapistët kanë një perspektivë gjithëpërfshirëse, në të cilën fokusi është në adaptimin e hapësirës që i përshtatet klientit/pacientit, dhe që klientit/pacientit të jetë pjesë integruese në ekipin e terapisë.

Ergoterapistët mund të ofrojnë shërbimet e tyre në:

  • spitale, klinika publike apo klinika   private
  • qendra rehabilituese, qendra të shëndetit mendor dhe në institucionet për përkujdesin e të moshuarve.
  • shtëpi apo shkolla.
  • qendra të ndryshme si Hendikos dhe Hendifer.

Lista e moduleve në BSc Ergoterapi

Code Course Name Credit
Semestri i I-rë
Teoria dhe Historia e Ergoterapis 1, 6
Performanca e angazhimit gjatë jetës 6
Shkrimi Akademik 6
Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane 3
Kushtet Shëndetësore I: Njeriu i shëndosh, kondicioni fizik, zhvillimi 6
Laboratoret 1 4
Semestri i II-të
Hyrje në strukturat e sistemit të kujdesit shëndetësor 6
Kushtet shendetesore II: ortopedi, neurologji dhe traumatologji 6
Kushtet shëndetësore III: psikiatria dhe pediatria 6
Procesi dhe diagnostikimi Ergoterapeutik, qasja e klientit në qender 6
Fushat terapeutike të veprimit, 6
Laboratoret II: ET ne fushat e neurofiziologjis/ neuropsikologjis/ ortopedis 6
Semestri i III-të
Dëshmia e bazuar në praktikë dhe të kuptuarit e hulumtimit 6
Trajtimi ne OT II: Kornizarehabilituese e referimit (rehabilitimiangazhuese) 6
Trajtimi ne OT III: Zhvillimi, shqisor, sjelljendhekornizat e njohjestereferimit – vit I trete 6
Mjeshtëria dhe teknikat krijuese I 6
Arsyeshmeri klinike 6
Laboratorët III: Ergoterapia në fushat psikosociale 6
Semestri i IV-të
Statistik dhe epidemiologji 6
Trajtimi ne OT I: Trajtimin neuronzhvillimore dhe pervetesimi i shkathesive motorike ne kornizen e referimit 6
Mjeshtëria dhe teknikat krijuese 2 6
Laboratoret IV: Ergoterapia në fushën e rehabilitimit angazhues, 6
Semestri i V-të
Hyrje në metodat kualitative dhe kuantitative në hulumtime 6
Teknologjia ndihmëse dhe përshtatja e ambientit 6
Laboratori V: Provimi i praktikes 9
Semestri i VI-të
Çështjet etike dhe diverzitet 6
Hyrje në ekonominë e biznesit 4
Bashkëpunimi ndërprofesional 4
Teoria dhe Historia e Ergoterapis 2 6
Teza e Bachelorit 12
Total Credits: 180

Faculty