Alumni

Alumni përfaqëson rrjetin e të diplomuarve të dalë nga një institucion i arsimit të lartë apo ndonjë institute për trajnime të ndryshme. Këto institucione ose institute mbajnë kontakte me rrjetin Alumni përmes organizmave dhe aktiviteteve të ndryshme, të cilat organizohen nga rrjeti Alumni. Mbajtja e kontakteve me rrjetin Alumni është i rëndësishëm, sepse dëshmon historinë, të kaluarën e institucionit dhe njëkohësisht ata janë pasqyra e zhvillimit të atij institucioni.

Strukturimi dhe hierarkia e rrjetit Alumni ruan frekuencën e aktiviteteve dhe të bashkëpunimeve të cilat pasurojnë marrëdhënien dhe kontaktet e rrjetit të Alumni-ve në mes vete dhe me studentët aktual të Institucionit. Rrjeti i Alumni i Kolegjit Heimerer ndahet në dy shtylla kryesore: Alumni Intra – për Alumni të cilët punojnë në Republikën e Kosovës dhe Alumni Inter- për Alumni të cilët jetojnë jashtë Republikës së Kosovës. Kjo ndarje është paraparë për një qasje më efektive dhe për kontaktim më të shpejtë të Alumnive varësisht nga organizimi apo nevoja për bashkëpunim.

 

Rrjeti Alumni mirëmbahet nga organizimet e ndryshme për dhe me Alumnit. Më poshtë mund të gjeni një listë me llojet e ndryshme të organizimeve:

  1. a) Konferenca shkencore dhe Revista Alumni:

Do të organizohen konferenca të profilizuara shkencore ku do t’u jepet mundësia Alumnive që të paraqesin prezantime mbi temën e caktuar. Këto prezentime më pas do te publikohen online në Revisten e Alumnive, e cila do të jetë e qasshme për të gjithë në Web të Kolegjit (ose më vonë mund të krijohet nje revistë shkencore me pagesë për qasje).

  1. b) Trajnimet profesionale:

Nga Alumni të profileve të ndryshme do të mbahen trajnime në fusha të ndryshme për studentët aktual të Kolegjit Heimerer. Në këtë mënyrë do të përfitojnë edhe studentët aktual nga puna dhe përvoja e Alumnive, si dhe do krijohet një kulturë e vazhdimësisë së shkëmbimit të përvojave.

  1. c) Panele diskutimi mbi tema aktuale

Mbi tema të rëndësishme aktuale në fusha të caktuara do të organizohen panele diskutimi ku do të marrin pjesë Alumnit e fushave përkatëse.

  1. d) Tryeza bashkëpunimi:

Tryeza bashkëpunimi do të organizohen në grupe të vogla ku do të mund të bisedohet për bashkëpunime të ndryshme në mes të Alumnive dhe Kolegjit Heimerer.