/simpoziumet
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE E INFERMIERISË
Konferenca e infermierisë
Tryezë Diskutimi me temën: Sfidat dhe siguria e punëtorëve të laboratorit gjatë periudhës me Covid-19
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Shkencave Mjekësore Laboratorike, me organizim nga Kolegji Heimerer dhe mbështetje nga projekti- GIZ COVID-19 përditësimi dhe përmirësimi i qëndrueshëm i sigurisë së pacientëve /stafit dhe higjienës spitalore në Kosovë, është mbajtur Tryezë Diskutimi me temën: Sfidat dhe siguria e punëtorëve të laboratorit gjatë periudhës me Covid-19.
Në tryezën e rrumbullakët ishin të pranishëm partnerë nga laboratoret private, përfaqësues nga Instituti i Patologjisë, Hematologjisë, Transfuzionit, laborant nga reparti i Emergjencës dhe Infektives nga QKUK, studentë dhe profesorë nga Kolegji Heimerer.
Kjo tryezë diskutimi u dha mundësinë të pranishmëve te diskutojnë më shumë për rëndësinë e punëtorëve te laboratorit, sfidat dhe adaptimet që ata duhej të kalonin në përballje me pandeminë, duke marrë parasysh që vëmendja gjatë periudhës me Covid-19 ishte më shumë tek infermieret dhe mjekët, ani pse roli i punëtorëve të laboratorit është kyc për diagnostikim, monitom dhe shërim të pacientëve.
Si përfundim nga kjo tryezë kuptuam që duhen punëtorë laboratori për secilin repart me profilizim specifik dhe se përfshirja e tyre në shkencë duke hulumtuar kontribojnë në punën klinike dhe avansimin profesional të tyre me të rejat që sjellë shkenca,prej nga konkludojmë edhe nevojën e tregut për nivelin Master të Shkencave Mjekësore Laboratorike. Nderi dhe respekti shkon te të gjithë ata që kontribuan në mbrojtjen e shëndetit të popullatës. Andaj me fanatizëm dhe me kujdes, do ta ruajmë dhe mbajmë kujtimin për të gjithë mantelbardhët, mjek, infermier, laborant që u “kacafyten” me virusin COVID 19.

Veranda D4, Hyrja C dhe D Lagja Kalabri,
(Rruga për Veternik), 10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

+ (383) 49 947 612

+ (383) 49 947 343

info@kolegji-heimerer.eu