/misioni_dhe_vizioni
DREJT TË ARDHMES
Robotët Pepper, të projektit Innovation, Care and Robots
MISIONI
Kolegji Heimerer është qendër akademike e shkencave shëndetësore, e cila ka për qëllim promovimin e shëndetit të mirë në shoqëri përmes edukimit ndërdisiplinor, hulumtimeve inovative, ofrimit të shërbimeve moderne, dhe ndikimit të politikave shëndetësore.
VIZIONI
Shërbimi ndaj shëndetit të njerëzimit duke punuar aktivisht me komunitetin, shtetin, dhe duke ndarë përvojat me rajonin dhe botën. Mendësia e bashkë-krijimit përmes ndarjes së përgjegjësive dhe sukseseve. Planifikimi përtej së tashmes në aspekt kohor dhe hapësinor.
VLERAT
Shërbimi ndaj shëndetit të njerëzimit duke punuar aktivisht me komunitetin, shtetin, dhe duke ndarë përvojat me rajonin dhe botën. Mendësia e bashkë - krijimit përmes ndarjes së përgjegjësive dhe sukseseve. Planifikimi përtej së tashmes në aspekt kohor dhe hapësinor.
PËRPARËSITË E TË QENIT PJESË E KOLEGJIT HEIMERER
Kolegji Heimerer në vazhdimësi përfshihet në projekte ndërkombëtare që kanë për qëllim hulumtimin dhe ngritjen e kapaciteteve rajonale në fushën e shëndetësisë. Studentët kanë mundësi të kyçen në këto projekte për punë praktike dhe avancim akademik.
Kolegji Heimerer është pjesë e familjes së kolegjeve Heimerer në Gjermani. Bashkëpunimet e ndërsjella mundësojnë shkëmbim studentësh mes kolegjeve dhe bashkëpunime grupore ndërkombëtare.
Kolegji Heimerer bashkëpunon ngushtë me klinika vendore dhe ndërkombëtare. Studentët kanë mundësi që ta kryejnë punën praktike profesionale gjatë studimeve duke u punësuar në institucione shëndetësore jashtë vendit përmes Programit Internacional të Karrierës (PIK).

Veranda D4, Hyrja C dhe D Lagja Kalabri,
(Rruga për Veternik), 10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

+ (383) 49 947 612

+ (383) 49 947 343

info@kolegji-heimerer.eu