/historia
NJË FAMILJE E MADHE GJERMANE
Familja e Friedrich Heimerer
PETRIT BEQIRI
CEO dhe bashkëthemelues i Kolegjit Heimerer në Kosovë
Që nga themelimi i saj në 1980 nga Friedrich Heimerer, Heimerer Schule ka ofruar një gamë të gjerë të trajnimeve profesionale. Përmes përvojës praktike si instrument edukativo-arsimor, Heimerer Schule ka qëllim të ofrojë një arsimim që formëson profesionistë të përgjegjshëm dhe cilësor.
Duke parë nevojën për profesionistë dhe menaxherë shëndetësor kompetent në Kosovë, Heimerer Schule themeloi Kolegjin Heimerer në vitin 2010 në Prishtinë. Që atëherë, partneriteti midis dy shkollave ka qenë një udhëtim i suksesshëm.
Kolegji Heimerer në Kosovë vazhdon të nxisë një ndjenjë të përgjegjësisë sociale dhe profesionalizmit në studentët e tij ashtu siç ka bërë që nga fillimi institucioni themelues, Heimerer Schule.
Për më shumë informacion rreth Heimerer Schule, klikoni këtu.
Veranda D4, Hyrja C dhe D Lagja Kalabri, (Rruga për Veternik), 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
+ (383) 49 947 612
+ (383) 49 947 343
info@kolegji-heimerer.eu
@2022 KOLEGJI HEIMERER