Logopedi

PROGRAMI studimor

BSc. Logopedi

180 KREDI ECTS
Logopedia është degë e veçantë e studimeve që ofron përgatitjen e studentëve për të trajtuar dhe parandaluar çrregullimet e gjuhës dhe të folurit. Logopedët janë të përfshirë në shërbime publike dhe private, përfshirë klinika të logopedisë, ORL, psikiatri, pediatri, qendra të mjekësisë familjare, institucione edukativo-arsimore, OJQ, qendra burimore dhe klinika private. Ata merren me parandalimin, zbulimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës dhe të folurit.

PROGRAMI
Bachelor në Logopedi ofron një kujdes të vecantë ndaj proceseve normale të komunikimit verbal para se të specializohen në çrregullimet e komunikimit. Ky program u mundëson studentëve të mësojnë për trajtimin e çrregullimeve në komunikim tek fëmijët dhe të rriturit e që përfshijnë problemet në të folur, problemet me zë, belbëzimin dhe gëlltitjen. Pikat kyçe të programit janë:

Kurrikula e gjerë: Programi fillon duke ofruar njohuri të thella mbi proceset normale të komunikimit verbal, për t'u përqendruar pastaj në studime akademike me fokus në çrregullimet në komunikim.

Arsim praktik dhe eksperimental: Studentët nuk mësojnë vetëm nëpërmjet lëndëve teorike, por gjithashtu realizojnë hulumtime dhe përvoja klinike. Kjo përgatitje praktike i bën ata për situata reale në fushën e logopedisë.

Pajisjet dhe infrastruktura e Kolegjit Heimerer: Ambienti i mësimdhënies është i përsosur dhe ofron metoda të reja dhe inovative. Kjo siguron një përvojë mësimore të pasur për studentët.

Ndihma nga profesionistë ndërkombëtarë: Studentët kanë mundësinë për të përgatitur përmes profesionistëve shëndetësor ndërkombëtar, duke i pasuruar ato me njohuri teorike dhe praktike.

Zhvillim profesional: Programi përgatit studentët për të punuar në një gamë të gjerë të institucioneve, përfshirë klinika të logopedisë, ORL, psikiatri, pediatri, qendra të mjekësisë familjare, institucione edukativo-arsimore, organizata jo-qeveritare dhe klinika private.

Përgjegjësi shoqërore: Studentët dhe të diplomuarit e programit janë të përfshirë në ngritjen e vetëdijes në shoqërinë përreth çrregullimeve të gjuhës dhe të folurit dhe kontribuojnë në komunitete të ndryshme.

Ky program ofron një mundësi të vlefshme për ata që duan të bëhen logoped dhe të ndihmojnë individët me çrregullime të gjuhës dhe të folurit në Kosovë dhe jashtë saj.
BSC. LOGOPEDI

Kosto
Financiare

2,300.00 €

Cmimi i vitit I
me bursë

2,070.00 €

Cmimi i vitit II
me bursë

2,070.00 €

Cmimi i vitit III
me bursë

BURSË

25%

20% për Studentet që kalojnë provimin pranues me sukses dhe kanë sukses të lartë në vitin e parë dhe të dytë fitojnë 20% bursë (duke përfshirë gjuhën gjermane)

Studentët që kalojnë provimin pranues me sukses dhe kanë sukses të lartë në shkollimin paraprak fitojnë bursë 20% (duke përfshirë gjuhën gjermane) për studimet BSc.
Studentët mund të përfitojnë plus 10% bursë nëse janë në listën e Dekanit; që i bie duhet pasur notën mbi 9.0 , të ketë të likuiduar vitin paraprak dhe të ketë sjellje që përkojnë me vlerat institucionale.

Kushtet për përfitimin e bursës në vitin e parë:

40% | Provimi pranues 
30% | Testi i matures  
30% | Suksesi (shkolla e mesme) 
BSC. LOGOPEDI

Stafi
Akademik

BSC. LOGOPEDI

Kurrikula 2023-2026

bsC. LOGOPEDI

Praktikat
2023-2026

bsC. LOGOPEDI

Praktikat
2023-2026

Alert: You are not allowed to copy content or view source !!