Hulumtimet
17 Janar, 2025 2025-01-21 15:38Hulumtimet
Hulumtimet shkencore në Kolegjin Heimerer
Qëllimi ynë
Strategjia e hulumtimit
Fushat e hulumtimit
Publikimet
Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Shëndetësore
Mundësi për stafin akademik dhe studentët
Bashkëpuno me ne
Lista e publikimeve
Qëllimi ynë
Ndërkombëtarizimi dhe inovacioni janë themeli i strategjisë sonë hulumtuese. Përmes bashkëpunimeve me institucione prestigjioze ndërkombëtare dhe përfshirjes në projekte ndërdisiplinore, ne synojmë të avancojmë njohuritë shkencore dhe të ofrojmë zgjidhje konkrete për sfidat globale.
Hulumtime të bazuara në evidencë që bëjnë ndryshimin në komunitet"
është motoja jonë – një qasje që përfshin bashkëpunimin, cilësinë dhe përkushtimin për të krijuar një botë më të mirë përmes shkencës dhe inovacionit
Për më shumë, ne investojmë në digjitalizimin e proceseve kërkimore, duke u siguruar që teknologjitë më të fundit të jenë në dispozicion të stafit dhe studentëve tanë. Ky angazhim na lejon të realizojmë hulumtime me ndikim të matshëm dhe të kontribuojmë në zhvillimin e shkencës moderne.
Strategjia e hulumtimit
Ndërkombëtarizimi dhe bashkëpunimi
Një nga shtyllat kryesore të strategjisë është ndërkombëtarizimi. Kolegji Heimerer ka krijuar marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi ndër-institucional, duke siguruar shkëmbimin e stafit dhe studentëve dhe duke nxitur transferimin e njohurive në nivel global. Përmes këtyre partneriteteve, Kolegji zhvillon projekte kërkimore ndërkombëtare që adresojnë sfidat globale në arsimin dhe shëndetësinë, duke sjellë zgjidhje të prekshme për komunitetet lokale dhe rajonale.
Forcimi i kapaciteteve hulumtuese
Kolegji ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të promovuar hulumtimet ndërdisiplinore, duke përfshirë bashkëpunimin me partnerë të brendshëm dhe të jashtëm. Për të mbështetur këtë përkushtim, është ndarë deri në 3% e të ardhurave institucionale për financimin e projekteve kërkimore dhe krijimin e një infrastrukture mbështetëse për kërkuesit shkencorë. Kjo qasje garanton që hulumtimet të kenë ndikim të matshëm dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies shoqërore.
Hulumtimi dhe mësimdhënia
Hulumtimi në Kolegjin Heimerer është i ndërlidhur ngushtë me proceset e mësimdhënies. Modelet laboratorike të drejtuara nga studentët janë zbatuar në programet master, duke i përfshirë ata në mënyrë aktive në projekte kërkimore. Ky përkushtim u siguron studentëve aftësi të avancuara praktike dhe shkencore, ndërsa projektet që ata realizojnë shpeshherë ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të komunitetit.
Digjitalizimi dhe promovimi i rezultateve
Një aspekt thelbësor i strategjisë është digjitalizimi i proceseve kërkimore. Kolegji ka investuar në teknologji të avancuar dhe infrastrukturë shkencore digjitale për çdo departament, duke siguruar qasje të sigurt dhe efikase në të dhënat kërkimore. Për më tepër, rezultatet e hulumtimeve shpërndahen në mënyrë efektive përmes platformave ndërkombëtare dhe mediave, duke promovuar ndikimin shkencor dhe njohjen globale.
Përkushtimi për ndikim pozitiv
Në thelb të strategjisë së hulumtimit qëndron përkushtimi për të krijuar ndikim pozitiv përmes hulumtimeve të bazuara në evidencë. Kolegji Heimerer synon të kontribuojë në zhvillimin e politikave dhe në përmirësimin e mirëqenies sociale përmes partneriteteve strategjike dhe projekteve të aplikuara. Kjo qasje unike e vendos Kolegjin si një lider në avancimin e njohurive shkencore dhe përmirësimin e jetës së komuniteteve.
Fushat e hulumtimit
Kujdesi infermieror dhe praktikat avancuara në shëndetësi
Rehabilitimi dhe terapitë
e specializuara
Teknologjia digjitale dhe
inovacionet në kujdesin shëndetësor
Shkencat laboratorike dhe diagnostikimi i avancuar
Këto fusha hulumtimi pasqyrojnë përkushtimin e Kolegjit Heimerer për të ndërlidhur arsimin me praktikat më të mira shkencore, duke ndikuar drejtpërdrejt në përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm dhe përmirësimin e jetës së komunitetit. Hulumtimet tona udhëhiqen nga një qasje ndërdisiplinore, duke përfshirë ekspertë nga fusha të ndryshme për të adresuar sfidat komplekse të së ardhmes.
Menaxhimi i shëndetësisë dhe
politikat sociale
Publikimet
Publikimet tona kontribuojnë në arritjen e disa prej Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDGs), duke adresuar sfidat globale dhe rajonale në fusha të ndryshme:
Këto hulumtime reflektojnë përkushtimin tonë për të ndikuar pozitivisht në shoqëri përmes shkencës, duke ofruar zgjidhje praktike për sfidat globale dhe duke kontribuar në përmbushjen e prioriteteve ndërkombëtare për zhvillim të qëndrueshëm.

Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Shëndetësore
Fokusi i konferencës
Pikat kryesore të edicionit të 15-të:
Për më shumë detaje mbi axhendën e vitit 2024 dhe sesionet specifike, ju ftojmë të shkarkoni dokumentin zyrtar të agjendës: Dokumenti
Mundësi për stafin akademik dhe studentët



Bashkëpuno me ne
Mundësitë për bashkëpunim
Na kontaktoni
Nëse jeni të interesuar të bashkëpunoni me Kolegjin Heimerer, na kontaktoni në: [email protected] .
Për informacione të mëtejshme mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e hulumtimit, poashtu mund të kontaktoni Prof. Ilir Hoxha, Ph.D., Prorektor për Hulumtime ( [email protected] ), i cili udhëheq përpjekjet tona për krijimin e partneriteteve strategjike dhe projekteve hulumtuese ndërkombëtare.