Kolegji Heimerer mbanë trajnim më temën “Kujdesi Afatgjatë dhe Planifikimi i Kujdesit të Personalizuar”
Maj 07, 2024
Në kuadër të Javës së Infermierisë, Kolegji Heimerer mbanë trajnim më temën “Kujdesi Afatgjatë dhe Planifikimi i Kujdesit të Personalizuar”. Ky trajnim, i cili është pa pagesë është në procesin e akreditimit në OIK dhe është një mundësi e shkëlqyer për të zgjeruar njohuritë dhe aftësitë në fushën e infermierisë.
𝐏𝐫𝐨𝐟.𝐌𝐚𝐫𝐠𝐨𝐭 𝐒𝐢𝐞𝐠𝐞𝐫 do të udhëheq këtë trajnim që do të mbahet më datë 𝟕 𝐦𝐚𝐣 nga ora 𝟏𝟑:𝟎𝟎 deri në orën 𝟏𝟕:𝟎𝟎. Gjatë kësaj periudhe, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zbulojnë strategji dhe praktika të reja për të ofruar kujdes afatgjatë për pacientët.
Ky trajnim ofron një platformë të rëndësishme për të shkëmbyer përvoja dhe njohuri, duke përdorur një ndërthurje të mësimdhënies interaktive dhe diskutimeve të grupit.