Psikologji Klinike
29 Gusht, 2023 2024-11-21 14:52Psikologji Klinike
120 KREDI ECTS
Të diplomuarit e këtij programi marrin titullin Psikolog Klinik dhe mund të punojnë në të gjitha zyrat e sektorit privatë dhe shtetëror ku janë te nevojshme shërbimet psikologjike të vlerësimit dhe intervenimit...
PROGRAMI
Programi MSc. Psikologji Klinike, fokusohet në ofrimin e shërbimeve më moderne dhe më profesionale të intervenimit dhe vlerësimit psikologjik përmes mësimdhënies inovative dhe të orientuar në praktikë. Programi nxjerrë profesionistë adekuatë dhe të nevojshëm; ekspertë në psikodiagnostikë; psikoterapi dhe këshillim të sektorit publik, privat dhe shoqërisë e cila ka nevojë dhe kërkesë për shërbimet e natyrës së tillë..
Programi është i vetmi në Kosovë i kësaj natyre dhe ofron përgatitje akademike dhe profesionale mbi çështjet dhe fenomenet e ndryshme psikologjike që prekin fushën e vlerësimit dhe intervenimit. Programi është i adaptueshëm në rrethin shoqëror, dhe përgaditë profesionistë apo psikologë klinikë për mjediset, kulturat, karakteristikat e ndryshme të popullatës..
Studentët mësojnë me metodologji e cila e lidhë ngushtë procesin e mësimit dhe praktikës si dhe punës së tyre. Zyra për këshillime psikologjike brenda në Kolegj drejohet dhe menaxhohet prej studentëve nën mbikqyreje të stafit profesional. Studentët punojnë në këtë zyre në fushën e ofrimit të vlerësimit, diagnozave, dhe tretmaneve psikologjike. Kjo punë do të jetë e lidhur ngushtë me procesin e mësimit.

msC. PSIKOLOGJI KLINIKE
Kosto
Financiare
2,000.00 €
Cmimi i vitit I
me bursë
me bursë
1,800.00 €
Cmimi i vitit II
me bursë
me bursë
BURSË
30%
Studentët që kalojnë intervistën pranuese me sukses dhe kanë sukses të lartë në
shkollimin paraprak fitojnë bursë 20% (duke përfshirë gjuhën gjermane).
Studentët mund të përfitojnë plus 10% bursë nëse janë në listën e Dekanit; që i bie duhet pasur notën mbi 9.0, të ketë të likuiduar vitin paraprak dhe të ketë sjellje qëpërkojnë me vlerat institucionale.

Rishikimi i bursave bëhet çdo vit pasi të përfundoj afati i Provimit të Shtatorit.
Studentët mund të marrin shërbime brenda çmimit të studimeve edhe për një vit pas përfundimit të ligjëratave, ndërsa pas kësaj kohe për cdo shërbim duhet pagesë shtesë.
Studentët mund të marrin shërbime brenda çmimit të studimeve edhe për një vit pas përfundimit të ligjëratave, ndërsa pas kësaj kohe për cdo shërbim duhet pagesë shtesë.
MSC. PSIKOLOGJI KLINIKE
Stafi
Akademik
Ph.D. Cand. Albane Isufi
Përgjegjëse për mësim
Mësimdhënëse
Prof. Ass. Ph.D. Diedon Dorambari
Mësimdhënës
Prof. Ass. Dr. Nevzat Shemsedini
Mësimdhënës
Prof. Ass. Dr. Nazmie Ibishi Musliu
Mësimdhënëse
Prof. Ass. Ph.D.Bujar Obërtinca
Mësimdhënës
Prof. Ass. Ph.D. Agron Hoxh
Mësimdhënës
MSc. Arife Veselaj
Mësimdhënëse
MSC. PSIKOLOGJI KLINIKE
Kurrikula 2023-2025
SEMESTRI i
Statistika dhe Metodologjia e Avancuar në Hulumtimin Shkencor
Psikologji Këshillimi
Zhvillimi i një testi
Manualet Klasifikuese dhe Psikopatologjitë
Psikologjia e Zhvillimit dhe Diversiteti
Psikologjia e Shëndetit
Praktikë
SEMESTRI II
Çrregullimet psikologjike të fëmijëve dhe adoleshentëve
Vlerësimet dhe Intervenimet Neuropsikologjike
Psikoterapia Kognitive Biheviorale
Terapia me Klientin në Qendër/Terapia Rogjeriane
Bashkëpunimi Ndërprofesional
Intervenimet Digjitale ne Kujdesin e Shëndetit Mendor
Praktikë
SEMESTRI III
Çrregullimet psikologjike të të rriturve
Këshillimet psikologjike
Terapia Psikoanalitike
Personaliteti dhe IQ testet-Aplikimi i Testeve
Psikoterapia Integrative
Psikologjia e Karrierës dhe Vlerësimi i Karrierës
Psiko-traumatologjia
Praktikë
SEMESTRI IV
Psikoterapia familjare
Praktikë
Teza e Masterit
MSC. PSIKOLOGJI KLINIKE
Praktikat
2023-2026
Komponenti praktik do t'i lejojë të diplomuarit të jenë shumë të njohur me punën në mjediset klinike dhe me teknikat dhe metodat në psikoterapi, duke përfshirë këtu vlerësimin dhe trajtimin. Praktika klinike mbikëqyret nga psikolog i licencuar i fushës së psikologjisë klinike të cilët janë të emëruar në të gjithë sistemin shëndetësor të Kosovës.
Gjatë periudhës kur studenti është në praktikë, duhet të krijohen dokumente për çdo periudhë të praktikës studentore për të treguar se mjedisi ku është zhvilluar praktika ka qenë i përshtatshëm për nevojat arsimore të studentit.
Studentët përmes praktikës klinike njihen me fusha të ndryshme të studimit dhe përmes këtyre praktikave marrin idenë e parë se ku do të dëshironin të punonin pas diplomimit. Në të njëjtën kohë, punonjësit në klinikë mund të identifikojnë studentët me aftësi dhe kompetenca të mira që në të ardhmen do të llogarisin potencialin e tyre për punë.
Praktika Klinike përfshin fushat kryesore të programit. Në total kemi 35 institucione shëndetësore si dhe me klinika të tjera shëndetësore dhe institucione shëndetësore politikëbërëse, ku studentët do të zhvillojnë pjesën praktike në fusha të ndryshme. Institucionet vijnë si nga sektori publik ashtu edhe nga ai privat, të gjitha këto institucione kanë infrastrukturë me përvojë në shërbimet psikologjike, si në vlerësim ashtu edhe në ndërhyrje apo psikoterapi. Gjatë pjesës praktike studentët do kenë mundësi të zhvillojën atë dhe në kuadër të supervizimit grupor qasje kjo funksional në zhvillimin e tyre profesional. Supervizimi grupore si praktikë zhvillohet në kabientet e Psikologjisë brenda Kolegjit.
MSC. PSIKOLOGJI KLINIKE