Hulumtimet
14 Gusht, 2023 2023-08-14 15:51Hulumtimet
HULUMTIME TË CILËSISË SË LARTË
Profesor Kacka duke nënshkruar librin e tij për një studente
MULJAIM KACKA
Dekan i Shkencave Shëndetësore Terapeutike
Hulumtimet tona janë të cilësisë së lartë dhe synojnë të kontribojnë në përmirësimin e mirëqenies individuale dhe kualitetin e shërbimeve shëndetësore në përgjithësi. Kolegji Heimerer ka krijuar një reputacion për hulumtime të shkëlqyera akademike në disiplina të ndryshme brenda fushës së kujdesit shëndetësor. Përkushtimi dhe përpjekja që kemi vënë në hulumtime dhe trajnime reflekton kujdesin tonë për komunitetin kosovar dhe më gjerë. Grupi i hulumtuesve në Heimerer, duke përfshirë studentët dhe stafin akademik, i qaset hulumtimeve me një gjë në mendje: të trajtojë çështjet dhe sfidat e botës reale që shqetësojnë komunitetin tonë.
NDËRLIDHJA E TEORISË ME PRAKTIKË
Vizitë studimore në Universitetin Halle të Gjermanisë
ILIR HOXHA
Prorektor për Hulumtime dhe Cilësi
Ilir Hoxha është një ndër specialistët më të dalluar të shëndetit publik në Kosovë. Ekspertiza e tij është e fokusuar në rolin e faktorëve të sistemeve shëndetësore në ofrimin e kujdesit shëndetësor. Që nga viti 2002, Iliri është përfshirë në punë këshilluese dhe kërkimore në mbështetje të politikave shëndetësore dhe zbatimit të saj në Kosovë. Ai është i interesuar në mjekësinë parandaluese dhe zhvillimin e modeleve të parashikimit të rrezikut të sëmundjeve. Iliri është mjek i diplomuar nga Universiteti i Prishtinës. Titullin master i shkencës në Menaxhimin e Sistemeve Shëndetësore e ka marrë nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, kurse doktoraturën e ka përfunduar në programin e Shëndetin Publik në Universitetin e Bernës. Ai ka kryer rezidencën në shëndetësi publike në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe gjithashtu ka qenë hulumtues përmes programit Fulbright në Institutin Dartmouth për Politika Shëndetësore dhe Praktikë Klinike. Është autor i dhjetëra punimeve shkencore të publikuara në revista shkencore me impakt faktor dhe gjithashtu në media ndërkombëtare.