Zyra për Hulumtime

Zyra për Hulumtime

Misioni ynë është të zhvillojmë aftësitë hulumtuese dhe komunikuese të studentëve. Duke mbështetur idetë hulumtuese të studentëve dhe realizimin e tyre, ne synojmë ndërlidhjen e pjesës teorike në praktikë.  Kjo zyrë është në bashkëpunim të ngushtë me këshillin akademik, koordinatorin e programeve studimore, dhe punëtorët shkencorë me qëllim që të identifikoj nevojat e institucionit për hulumtim dhe të vijë në përfundime për orientimet hulumtuese që duhet të ketë institucioni. Gjithashtu  luan rol të rëndësishëm ne mbështetjen e punëtorëve shkencorë dhe studentëve në orientimin dhe procesin e mësimit të aktiviteteve hulumtuese. Tashmë strategjia e re e Zyrës për Hulumtim mëton që të realizojë për çdo semestër të paktën një hulumtim që është relevant për programet studimore që i ofron institucioni ynë.

Asistente në Zyrën për Hulumtime

Bsc.Rudinë Fetahaj

rudine.fetahaj@kolegji-heimerer.eu

Rudinë Fetahaj është asistente hulumtuese në Kolegjin “Heimerer”. Pas përfundimit të studimeve Bachelor në Universitetin e Prishtinës në departamentin Shkenca Politike, ajo vazhdoi studimet Master për Integrime Europiane dhe Administratë Publike poashtu në Universitetin e Prishtinës. Gjatë studimeve Bachelor ajo fitoi dy herë bursë universitare për suksesin e treguar gjatë studimeve dhe mori pjesë në shumë aktivitete gjatë 3 viteve të studimit. Rudina është gjithashtu studente e vitit të dytë në Kolegjin “Heimerer”, programi Logopedi. Punoi 7 muaj si asistente hulumtuese në Fondacionin Ndërkombëtarë për Sisteme Zgjedhore (IFES). Gjatë kësaj periudhe ajo fitoi aftësi hulumtuese dhe komunikuese dhe si rezultat publikoi dy hulumtime në Korrik të vitit 2016. Aktualisht  është e angazhuar si asistente në Zyrën për Hulumtime dhe Cilësi në Kolegjin “Heimerer”nën udhëheqjen e prof. Fitim Uka.
Interesimi i saj në fushën hulumtuese përkon në avancimin e aftësive hulumtuese si dhe përfitimin e njohurive më të gjëra në fushën e Logopedisë përkatësisht në:

–      Ndikimin e mutizmit selektiv në përformancën shkollore;

–      Ndikimi i ankthit në zhvillimin e të folurit;

–      Krahasimi i procesit të çrregullimeve të të folurit mes fëmijëve dhe të rrituve;

Publikimet:

International Foundation for Electoral System (July 2016) “The role of youth in Political Entity Structures”

International Foundation for Electoral System (July 2016) “The effect of Hate Speech used by Politicians in youth of Kosovo”

 

 

Asistente në Zyrën për Hulumtime

BA Bardha Kika

bardha.kika@kolegji-heimerer.eu 

Bardha Kika është asistente hulumtuese në Kolegjin “Heimerer”. Ajo është studente e vitit të dytë në programin e Logopedisë. Gjithashtu, ajo ka filluar studimet edhe në programin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. Gjatë vitit të parë të studimeve ajo ka qenë aktive në hulumtime. Si rezultat, gjatë vitit 2016 ajo prezantoi dy nga hulumtimet e saj në Simpoziumin e Shtatë Ndërkombtar të shkencave shëndetësore që u mbajt në Prishtinë. Më heret ajo punoi 3 muaj si asistente e marketingut. Momentalisht, është pjesë e Zyres per Hulumtime në Kolegjin “Heimerer” si asistente nën udhëheqje të profesorit Fitim Uka.

 

Interesimet në hulumtime

Interesimet e saj në hulumtime përfshijnë lidhjen e fushës së Logopedisë me atë të Psikologjisë.
Ajo është e interesuar në ndikimin e faktorëve psiko-social në aftësite e të folurit përkatësisht në:

  1. Faktorët që ndikojnë në zhvillimin gjuhësor.
  2. Ndikimi i raporteve të prindërve në zhvillimin emocional të fëmijës
  3. Hulumtim longitudinal i aftësive oratorike në suksesin akademik

Publikimet

Kika, B. & Shahini, B. (2016) “I have someone to lean on and it helps”

Uka, F., Kika, B., Rexhpi, G., & Maxhera, F. (2016). “The effects of perfectionism and procrastination on achievement emotions”