Zyra për Cilësi

Zyra për Cilësi

Misioni i Zyrës për Cilësi është implementimi i procedeurave për vlerësim dhe aprovim të programeve. Pjesë e pandashme e përgjegjësive që i takojnë kësaj zyre janë edhe monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së implementimit të programeve. Për më tepër, Zyra për Cilësi ka përgjegjësi edhe implementmin e të gjitha Standardeve Ndërkombëtare për kualitet. Kjo Zyrë poashtu përcjell standardet e vendosura për zhvillim nga ana e Agjencionit të Akreditimit të Kosovës, komunikon me këta të fundit dhe me vlerësuesit e jashtëm që sjell agjencioni në Kosovë për vlerësim të programeve.

Zyrtar për Cilësi

Ramiz Dukaj

ramiz.dukaj@kolegji-heimerer.eu

 

Ramiz Dukaj është Zyrtar për Cilësi në Kolegjin Heimerer. Z. Dukaj ka kryer studimet bazike për psikologji në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Për një kohë të shkurtë ka punuar në gazetari për të kaluar më vonë në shoqërinë civile. Tash e 8 vite ai punon me OJQ të ndryshme vendore, duke treguar sukses dhe angazhim të maksimal.

Përveç institucioneve dhe OJQ-ve vendore, z. Dukaj ka bashkëpunuar dhe vazhdon bashkëpunimin më një numër të konsiderueshëm të institucioneve ndërkombëtare, duke filluar nga rrjetet e ndryshme te OJQ-ve e deri te disa agjenci të Kombeve të Bashkuara. Dukaj është autor dhe bashkautor i shumë raporteve dhe hulumtimeve të realizuara nga organizatat e shoqërisë civile që për subjekt kanë pasur çështje të ndryshme psikologjike, sociale dhe shëndetësore të qytetarëve të Kosovës.

Poashtu, z. Dukaj ka ndjekur mbi 20 konferenca, kongrese dhe trajnime me karakter vendor dhe ndërkombëtar.

 

 

Asistent në Zyrën për Cilësi

Genc Rexhepi

genc.rexhepi@kolegji-heimerer.eu

Genci është një hulumtues i ri në fushën e hulumtimeve. Ai përfundoi studimet në programin e Logopedisë në Kolegjin Heimerer. Gjatë studimeve Genci është angazhuar për dy vite si student ndihmës në Zyrën për Hulumtime dhe ka zhvilluar më shumë se 10 hulumtime të suksesshme ne fushën e Logopedisë dhe Psikologjisë. Ai është shpërblyer me vendin e dytë në Kongresin ndërkombëtarë për shkenca shëndetësore në Kosovë në vitin 2015 KISCOMS 5 dhe vendin e parë në Simpoziumin e shtatë të shkencave shëndetësore që u mbajt në Prishtinë 2016.Ai ka njohuri mbi programin për shkenca sociale dhe shëndetësore SPSS 21 , gjithashtu ka shkathtësi për ti ndihmuar studentët për të mësuar teknikat e hulumtimit. Genci tani është angazhuar në Zyrën për hulumtime dhe cilësi si asistent nën drejtimin e Prof.Fitim Uka. Interesimi i tij në fushën e hulumtimit ndërlidhet ngushtë me fushën e logopedisë dhe psikologjisë përkatësisht në:

-Ndërlidhjen e inteligjencës me aftësitë vetërregulluese

-Ndërlidhjen e inteligjencës me aftësitë komunikuese

-Ndikimi i çrregullimeve në të folur në performancën akademike

-Ndërveprimi i gjuhës ekspresive dhe receptive në jëtën sociale.

Publikimet :

International Congress of Medical Sciences.(2015). Inteligjenca përtej pritjeve a është faktor mbrojtës kundër depresionit.

The Fifth International Conference on New Advanced Methodologies and Techniques in Scientific Research.(2016). Vëllezërit/motrat: Nuk janë vetëm të bezdisshëm