Sekretari

Sekretari është zyrtari më i lartë ekzekutiv dhe administrativ  i BPrAL Kolegji Heimerer, me të drejta dhe përgjegjësi të veçanta Sekretari ka këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Udhëheqja e Njësisë së Administratës
  • Ndihmon Rektorin në udhëheqjen administrative të institucionit;
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e sistemeve informative të menaxhimit dhe përgatitja dhe organizimi i të dhënave për menaxhim;
  • Përgatitja teknike e procesit buxhetor;
  • Çështje të tjera që kërkohen nga Bordi Drejtues, Rektori, dhe të cilat nuk janë të përcaktuara me Statut.

 

FUSHAT E PËRGJEGJËSISË

Sekretari është përgjegjës për çështjet profesionale, administrative dheteknike të Institucionit në këto fusha kryesore të përgjegjësisë:

  • Administrimi institucional
  • Administrimi i personelit
  • Administrimi teknik i studimeve dhe studentëve

 

Sekretari i Përgjithshëm

MSc.Adem Spahiu

adem.spahiu@kolegji-heimerer.eu

Adem Spahiu i lindur me 20.05.1976, studimet bazike i kreu në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik i Përgjithshëm dhe pastaj vazhdoj me studimet Master në Drejtimin Civilo-Juridik .

Poashtu përmes projektit të GTZ për dy vite ka ndjekur trajnimin e avancuar në të drejtën Europiane dhe Aqui Communautaire, trajnim të cilin e ka finalizuar në Kolegjin e Europës në Bryzh të Belgjikës, si studim post-diplomik dhe i çertifikuar me ECTS.

Përvoja e tij është në shumë pozita të rëndësishme në qeverinë e Republikës së Kosovës, ku ka punuar në shumë Ligje, akte nënligjore dhe dokumente të rëndësishme për shtetin tonë, poashtu ka përvojë në projekte të ndryshme ndërkombëtare, gjë e cila e bën CV e tij mjaftë të begatë dhe të përshtatshme për pozitën që e mban në Kolegjin Heimerer.

Poashtu Adem Spahiu është një ndër gjyqtarët e parë të Arbitrazhit në Republikën e Kosovës, në të cilën cilësi është ende.

Adem Spahiu ka përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë që nga viti 2010 në Kolegjin Heimerer si dhe është mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Mjekësisë në dëgën e Infermierisë nga viti 2014, përvojë të gjatë në trajnime të ndryshme që i ka mbajtur në organizatën MDA, UNICEF, HANDIKOS, Shoqatën për Mbrojten e Fëmijëve dhe njëkohësisht ka shumë çertifikata të vlefshme kombëtare dhe ndërkombëtare, një pjesë e të cilave janë të njohura edhe me ECTS.

Adem Spahiu ka marrë pjesë në shumë konferenca vendore dhe ndërkombëtare, ku e ka përfaqësuar vendin tonë.